Lloto të jashtëligjshme, arrestohet në befasi pronari

Lloto të jashtëligjshme, arrestohet në befasi pronari

44
0
Shares

Policia e Tiranës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: A.B 27 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i këtij shtetasi u bë  në Rrugën “3 Dëshmorët”, në Yzberisht.Gjatë një kontrolli të ushtruar në një sallë lojrash në administrim të tij, u konstatua aktivitet i palejuar i llotarive, duke përdorur një çertifikatë të falsifikuar regjistrimi në emër të një shoqërie kazinoje.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën e sekuestruan:

12 aparate elektronike të lojrave të fatit.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm”, “Organizimi i llotarive të palejuara” si dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY