VIDEO/ Grushte në fushë, lojtarët godasin arbitrin – ndërpritet ndeshja e futbollit...

VIDEO/ Grushte në fushë, lojtarët godasin arbitrin – ndërpritet ndeshja e futbollit Tepelena – Domosdova

71
0
Shares

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar. Është ndërprerë në minutën e 65 të takimit ndeshja mes ekipit të Tepelenës dhe Domosdovës e vlefshme për kategorinë e dytë të kampionatit shqiptar, pasi lojtarët e ekipit të Domosdovës kanë qëlluar me grushte gjyqtarin.
Gjyqtari është qëlluar me grusht në fytyrë nga lojtarët e Përrenjasit pasi ka akorduar një penallti në favor të ekipit të Tepelenës.
Vendimi i gjyqtarit kryesor për të akorduar penallti nuk është pritur mirë nga lojtarët e Përrenjasit të cilët pasi i kanë kërkuar shpjegime gjyqtarit e kanë qëlluar me grusht.
Lojtari i Domosdovës që ka goditur arbitrin është nxjerrë nga fusha nga policia.
Komisioni i disiplinës pranë FSHF-së pritet të vendosë për fatin e këtij takimi, ku mundësia më e madhe është fitorja në tavolinë e ekipit të Tepelenës si dhe ndëshkimi i ekipit të Domosdovës.
tpdms1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY