ARTAN FUGA/ Çfarë ndodhi ato ditë kur Atë e kryqëzuan?

ARTAN FUGA/ Çfarë ndodhi ato ditë kur Atë e kryqëzuan?

351
0
Shares
artan fuga, vogel

Artan Fuga

– Drejtësia krejt e korruptuar dhe me djallëzi, për qëllime të mbrapshta e dënoi padrejtësisht me kryqëzim, me vdekje! Ndëshkoi një të pafajshëm, vetë simbolin dhe mishërimin e pafajshmërisë!

– Pushtetari, Pons Pilati, lau duart dhe u bë ortak dhe bashkëpërgjegjës me këtë padrejtësi që e goditi të Mirën në hije dhe e kryqëzoi në hu!

– Turmat e fanatikëve brohoritën nga gëzimi dhe budallalliku, të mashtruar nga propaganda!

– Miqtë e dorëzuan! Atë e tradhtoi njeri nga miqtë që e dorëzoi te të këqijtë! I mbetur i vetëm, ai vazhdoi rrugën e vet deri në fund, duke u kërkuar miqve të vet të pastroheshin përpara sesa t’i bashkoheshin në shpirt! “Ik ! i tha Gurit, edhe ti do të më shesësh tre herë përpara agimit!

– Zoti si burim i së mirës atje Lart nuk foli, por i zemëruar errësoi gjithçka, lëkundi tokën për t’iu thënë njerëzve se po humbitnin veten e tyre, por këta të qorrollisur nuk e kuptuan se çfarë ai u tha!

– Hajduti, Barabai, që duhej dënuar, në fakt u fal. U amnistua! Kriminelët lihen të lirë sepse ndëshkohen të drejtët!

– Romakët, nuk u përzjenë në konfliktet midis vendasve! Ehuuuu, të rrinte perandoria të merrej me sherret e tyre. Kokat nuk i hanë!!!

– Vec nënës, vetëm ata që përbuzeshin nga të majmurit dhe nga fanatikët, qanë për të, mbi të gjitha një ish prostitutë që nga thellësitë zemrës ndjeu të vërtetën e tij!

– Dhjetëra profetë të rremë rreth dhe pas Tij, fërkonin duart sepse imagjinonin se si do ta përdornin sakrificën e tij për të thënë më pas : Ai jemi ne tani!

KJO HISTORI VAZHDON PREJ MIJRA VITESH!

artan fuga, murgu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY