Tiranë, e vjedhin në mes të ditës, gazetarja kërkon ndihmë

Tiranë, e vjedhin në mes të ditës, gazetarja kërkon ndihmë

90
0
Shares

Makina e gazetares Ornela Gaçe është vjedhur në mes të ditës në një servis makinash.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në kryeqytet.
Sikurse duket edhe në pamjet e fiksuara nga kamera e sigurisë së një biznesi aty pranë, makina tip fuoristradë e gazetares është e parkuar jashtë servisit.
Një person rreth 50 vjeç, pasi konstaton se makina nuk është e mbyllur me çelës dhe që nuk e sheh njeri, hap derën e shoferit futet brenda gjysmë trup, merr portofolin dhe largohet.
Në momentin që ka mbyllur derën e makinës për tu larguar qetësisht nga ana tjetër e mjetit nga dera kryesore e servisit del gazetarja që i drejtohet makinës, por pa kuptuar për vjedhjen që i ishte bërë.
Pas kallëzimit në policinë e Tiranës, gazetarja Ornela Gace nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar ndihmë “kush gjen një portofol me dokumentat e mia kartë identiteti patente etjjj të më shkruaj lekët t’i gëzojë kush i ka gjet me interesojnë dokumentat flm!”.
Gjithashtu i ka ardhur në ndihmë kolegu i saj Erion Kristo duke shpërndarë të njëjtin status në facebook.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY