Itali, shqiptari tymos në shtëpi, karabinierët i gjejnë 100 kg drogë poshtë...

Itali, shqiptari tymos në shtëpi, karabinierët i gjejnë 100 kg drogë poshtë krevatit

52
0
Shares

Policia italiane ka zbuluar 100 kg drogë gjatë një kontrolli në rrethinat e Romës dhe kanë arrestuar një shtetas shqiptar. Sipas mediave italiane, policia ka ushtruar kontroll ndaj personave që ishin nën arrest shtëpie në komunën e Colonnas.
Karabinierët kanë shkuar mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e një gruaje të komunitetit rom, e cila ndodhej në arrest shtëpie në Valle Martella. Pasi i kanë rënë disa herë ziles pa marrë përgjigje, karabinierët kanë kontrolluar duke përgjuar nga dritarja paksa e hapur, pasi kishin vënë re se në brendësi të banesës kishte dritë.
Ata janë tërhequr nga një aromë e fortë lënde narkotike që dilte nga dritarja. Ata janë spostuar dhe kanë pritur deri në ardhjen e shqiptarit, pas rreth dy orësh, i cili u ndalua duke hapur derën e banesës.
Në brendësi të dhomës, poshtë krevatit, karabinierët kanë zbuluar gjatë kontrollit, 2 thasë të mëdhenj, brenda të cilëve ndodheshin 26 pako me marijuanë dhe një peshore elektronike të cilat janë sekuestruar. Pronarja e banesës iu ka shpjeguar karabinierëve se ia kishte dhënë dhomën me qira para disa ditësh një 20-vjeçari sepse qiraxhesha e vjetër kishte ikur pa paralajmërim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY