Imami i Kavajës, deklaratë të fortë për pashkët: Kush prek të krishterët...

Imami i Kavajës, deklaratë të fortë për pashkët: Kush prek të krishterët ka punë me ne

71
0
Shares

Imami i Xhamisë së Kavajës Ahmed Kalaja ka bërë një deklaratë të fortë sot ndërsa u është drejtuar besimtarëve myslimanë në xhami. Imam Kalaja është shprehur se kushdo që prek Kishat dhe të krishterët do të ketë punë me myslimanët

“Ne jemi të gatshëm si myslimanë të përsërisim të njëjtën gjë nëse dikush dëshiron të kërcënojë katolikët, ortodoksët, të krishterët shqiptarë, të jemi ne mbrojtësit e parë dhe të jemi ne rrethi i parë, i cili e mbron kishën nga çdo lloj sulmi të mundshëm, që ndonjë njeri i cili është agjendë e dikujt, që nuk na intereson, tenton të prishë harmoninë apo tolerancën ndërfetare në këtë vend”, deklaroi imami.

Në vijim ai shprehu këmbënguljen e myslimanëve që askush mos të realizojë axhenda që prishin harmoninë fetare në Shqipëri.

“Ne si myslimanë jemi gati, jemi të gatshëm që nëse dikush do të bëjë tentativa të tilla të kalojë përpara mbi trupat tonë, të kalojë përpara mbi gjakun tonë, pastaj të arrijë aty ku do të arrijë.

“Zgjedhjet e njerëzve janë zgjedhjet e tyre, mirëpo ne jemi njerëz dhe jemi qytetarë të një vendi ashtu siç tha pejgamberi i Zotit, salAllahu alejhi ëe selem, në rastin e Konventës së Medines për hebrenjtë: ‘Janë të gjithë një ymet, një bashkësi e vetme me myslimanët; Nëse kërcënohen hebrenjtë e Medines myslimanët obligohen që t’i mbrojnë, ashtu nëse kërcënohen myslimanët e Medines obligohen hebrenjtë t’i mbrojnë e të jenë me myslimanët.’ Kështu që ne nuk po dalim nga feja dhe besimi me këtë që themi, përkundrazi themi që kështu i shërbejmë fesë dhe besimit dhe kështu jemi me të vërtetë në gjurmët e të dashurit tonë, Muhamedit”, tha Imami.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY