EMRI/ Vlorë, tritol makinës së vëllait të biznesmenit të vrarë

EMRI/ Vlorë, tritol makinës së vëllait të biznesmenit të vrarë

44
0
Shares

Isuf Brahimaj, biznesmeni i vrare


Një pako e dyshimtë, e dyshtuar eksploziv, është gjetur poshtë një makine të parkuar në qytetin e Vlorës, por që fatmirësisht nuk ka shpërthyer.
Sipas informacioneve paraprake, mendohet se objekti i dyshimtë mund të jetë tritol. Në vendngjarje ndodhet policia dhe forcat xheniere, të cilat do të analizojnë pakon e dyshimtë.
Makina që dyshohet se i është vendosur tritol është në pronësi të Bashkim Brahimajt, vëllai i Isuf Brahimajt, biznesmen, i cili është vrarë në vitin 2014.
Isuf Brahimaj u vra gjithashtu me tritol të vendosur poshtë makinës së tij “Mitsubishi” më 28 gusht 2014. Isuf Brahimaj ka qenë i dënuar për trafik droge në Belgjikë dhe vrasja e tij para 3 vitesh ka lidhje pikërisht me këtë aktivitet kriminal.
Bashkim Brahimajt i është vendosur edhe dy herë të tjera tritol poshtë makinës, por ka mundur të shpëtojë.
Dy vëllezërit Brahimaj ishin pronarë të një hoteli 5-katësh në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës. Hoteli me vlerë 1.5 milionë Euro u sekuestrua nga Gjykata me kërkesë të Prokurorisë në vitin 2015 me pretendimin se është ndërtuar me para të përfituara nga trafiku i drogës.
Bashkim Brahimaj njihet edhe me emrat Ermal Memo dhe Ermal (Brahimaj) Bajrami.
Të dy vëllezërit Brahimaj kanë precedentë penalë në Itali dhe Holandë në fushën e trafikut të drogës.
Hetuesit janë duke punuar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje.

bashkim brahimaj, tritol makines

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY