FOTO/ Vlorë, Elidoni u vra 20 metër larg shtëpisë, flasin dëshmitarët: Ja...

FOTO/ Vlorë, Elidoni u vra 20 metër larg shtëpisë, flasin dëshmitarët: Ja çfarë bëri viktima në momentin e sulmit

60
0
Shares

Vrasja e Elidon Mehmetit në Vlorë mësohet se ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Skelës rreth orës 23.00. Mësohet se ai u vra vetëm 20 metër larg shtëpisë
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes tregojnë se mjeti u qëllua me breshëri automatiku, ndërkohë që viktima ishte brenda në makinë. Në përpjekje për t’i shpëtuar breshërive të Kallashnikovit, Elidon Mehmeti tentoi të largohej, por ka humbur jetën në pak sekonda. Mjeti ka lëvizur për rreth 100 metra dhe më pas është ndalur në rrugë, thonë dëshmitarët.
Menjëherë sapo atentatorët janë larguar, kalimtarë të rastit kanë lajmëruar autoambulancën e cila e mori objektivin e atentatit për ta transportuar për në spital, ku vdiq pasi nuk ka mundi t’i mbijetonte plagëve. Policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin e Vlorës.
Elidon Mehmeti, 43 vjeç, u vra pas disa të shtëna armësh.
Ngjarja ka ndodhur në Lagjen “Pavarësia”. Mësohet se viktima ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Ford” me targa AA 709 HM, kur është sulmuar me automatik, tip “Kallashnikov”. Mbi të janë zbrazur rreth 15 plumba.
Ende nuk dihet asgjë për motivet, janë shoqëruar dy persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
DRONI.al
elidon mehmeti, makina e vrasjes2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY