Policia 30 milionë lekë shpërblim për informatorët e vrasjes së komisar Artan...

Policia 30 milionë lekë shpërblim për informatorët e vrasjes së komisar Artan Cuku

42
0
Shares

Policia e Tiranës ka vënë në dispozicion të kujtdo që ofron informacion të vlefshëm për zbardhjen e vrasjes së ish-shefit të policisë së Vlorës, Artan Cuku 3 milionë lekë të reja si shpërblim.
“Në datë 08. 04. 2017, në orën 20:11 në vendin e quajtur, ‘Rruga e Kosovarëve” Njësia nr 5, Tiranë në hyrje të pallatit ‘Melrose’ nga persona të paidentifikuar ende është qëlluar me armë zjarri pistoletë Artan Cuku, 42 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, ish-punonjës Policie në funksione e detyra të ndryshme” njofton policia.
Së fundmi ishte administrator i shoqërisë së ruajtjes fizike “Internacional”, që kishte në ruajtje disa objekte. Nga vëzhgimi i vendit të ngjarjes rezulton se janë përdorur dy armë zjarri, pasi janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2  gëzhoja arme të kalibrit 9mm dhe 5  gëzhoja të kalibrit 7.65 mm njofton policia.
Për sa i përket vrasjes, grupi hetimor është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për kërkimin dhe marrjen e deklarimeve personave që kanë dijeni rreth ngjarjes, fiksimin dhe sekuestrimin e provave materiale, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për kryerjen e kësaj vepre të rëndë penale. Policia ka shoqëruar deri tani 11 persona që janë pyetur për rrethanat e krimit.
Duke analizuar veprimet e para, në funksion të hetimit janë ngritur dhe po verifikohen të gjitha versionet për të përcaktuar motivin e kryerjes së kësaj ngjarje.
Policia e Tiranës, për marrjen e informacioneve duke ruajtur anonimatin ka dhënë dhe numrin e telefonit 069 41 10 299.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY