EMRAT/ Përmet, arrestohen dy pronarët e magazinës dhe kryeplaku i fshatit për...

EMRAT/ Përmet, arrestohen dy pronarët e magazinës dhe kryeplaku i fshatit për 12 ton kanabis

44
0
Shares

Policia ka bërë të ditur zyrtarisht sot se ka arrestuar tre persona, për magazinën me 12 ton drogë, që u gjet dje në një fshat ët Përmetit.
Zyrtarisht Polica bën të ditur se dy ditë më parë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë një informacion nga një burim anonim se në një nga ish depot e rezervave të shtetit mbi fshatin Pagri të rrethit Përmet kishte sasi të konsiderueshme lëndë narkotike.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka njoftuar mbrëmjen e datës 07. 04. 2017, Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe në lidhje me këtë u hartua menjëherë plani i veprimit për të ndërhyrë në këto ish depo të rezervave të shtetit.
Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, dje, Drejtoria Kundër Narkotikëve në Policinë e Shtetit , SHÇBA, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër dhe Policia Përmet, organizuan dhe zhvilluan operacionin e koduar “Pagri”.
Si rezultat i operacionit rezultoi se në njërën nga tre depot u gjet e ambalazhuar në thasë plasmasi një sasi prej 11650 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Pas konstatimit nga Policia dhe SHÇB. i lëndës narkotike në njërën prej ish depove, rreth orës 13.00 të datës 08.04.2017 është njoftuar Prokurori i Rrethit Përmet në lidhje me lëndën narkotike të gjetuar nga Policia dhe SHÇBA.
 
Në përfundim të veprimeve të para të kryera në vendngjarje u bë ndalimi i …

Rustem Muçelli, 51 vjeç, banues në fshatin Pagri.
Eqerem Ali, 60 vjeç, banues në fshatin Pagri.
 
Si dhe u bë shpallja në kërkim e

Ismail Saliu, 61 vjeç, banues në fshatin Pagri – Përmet.
 
Ndalimi i këtyre personave si dhe shpallja në kërkim e shtetasit tjetër u bë për arsye se këta shtetas nga provat e grumbulluara rezulton se i kishin në përdorim depot për të magazinuar ushqim për bagëtitë e tyre.

Gjithashtu në vijim të veprimeve është bërë ndalimi edhe i kryeplakut të fshatit Pagri

Koço Zaimaj , 58 vjeç, kryeplak i fshatit Pagri.

Ndalimi këtij personi u bë pasi ky shtetas është me detyrë kryetar i fshatit Pagri dhe nuk ka kryer detyrat funksionale në lidhje me ngjarjen e mësipërme.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasve Rustem Muçelli, Ismail Saliu dhe Eqerem Ali, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve”, e kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Si dhe në ngarkim të shtetasit Koço Zaimaj për veprat penale “Shpërdorimi i Detyrës ” dhe “Moskallëzimi i krimit” të parashikuara nga neni 248 dhe 300 i Kodit Penal
Po në lidhje me këtë ngjarje, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe SHÇBA, kanë nisur verifikimet për të parë nëse ka implikim apo shpërdorim detyre të punonjësve të policisë në lidhje me këtë ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY