Shpërthejnë medaljet në peshëngritje, Daniel Godelli, kampion i Europës

Shpërthejnë medaljet në peshëngritje, Daniel Godelli, kampion i Europës

47
0
Shares

Një provë fantastike e Daniel Godellit i dha atij titullin kampion i Europës në kampionatin e peshëngritjes që po mbahet në Split të Kroacisë.
Sportisti kuqezi arriti të fitojë konkurrencën me shqiptarin tjetër të pedanës Erkand Qerimaj, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit në shkëputje, ndërsa shkodrani u kënaq me medaljen e argjendtë në shtytje, në një disiplinë ku Godelli doli i gjashti.

Godelli ia arriti pas dy tentativave të dështuara me 156 dhe 158 kilogramë. Ndërkohë që goditi me të tretën me peshën 161 kg. Gëzimi i ligjshëm i protagonistit kuqezi gjeti jehonë dhe mes tifozëve në Split.

Daniel Godelli u pezullua me dy vjet pas botërorit të Kazakistanit në vitin 2014 për shkak se rezultoi pozitiv me doping.

Qerimaj pati gjithashtu një provë force fantastike pasi u shpall nënkampion Europe në shtytje dhe mori medalje bronzi ën dygarësh.

Në kampionat u paraqit edhe Romela Begaj, e cila më parë ishte e pezulluar për doping por nuk arriti të fitonte ndonjë medalje.

Begaj garoi në peshën deri në 69 kilogramë, duke e filluar si pretendente garën në shkëputje por në vendin e katërt në këtë kategori, dhe të gjashtin në shtytje. Të enjten është prova e radhës për një tjetër shqiptar në pedanë, Krenar Shoraj i cili do të garojë në peshën 85 kilogramë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY