STUDIMI i OBSH/ Depresioni, 1 në 4 persona i prekur

STUDIMI i OBSH/ Depresioni, 1 në 4 persona i prekur

49
0
Shares

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson në javën e depresionit se 1 në 4 persona janë të prekur nga ky çrregullim, por pak prej tyre e trajtojnë atë. Gjendja depresive është e lidhur ngushtësisht me stresin dhe manifestohet me çrregullime gjumi, gjendje ankthi dhe humbje përqendrimi.
Në Shqipëri, ekspertët mendojnë se depresioni është një ndër shkaktarët kryesor që çon drejt vetëvrasjes të rinjtë e grupmoshës 15
– 30 vjeç.
– Mungesë energjie
– Ndryshim oreksi
– Çrregullim gjumi
– Ankth
– Humbje përqendrimi
– Shqetësim
– Ndiheni të pavlerë, në faj ose të pashpresë
– Keni mendime për të lënduar veten dhe/ose vetëvrasje.

Nëse jeni në këtë gjendje për dy javë dhe më shumë, duhet të kuptoni që jeni prekur nga depresioni.
OBSH vlerëson se në botë 1 në 4 individë është i prekur nga kjo gjendje trishtimi. Nga ky studim nuk përjashtohet as Shqipëria.
“Depresioni është një sëmundje e parandalueshme dhe e trajtueshme. Format janë psikoterapitë, por edhe terapitë nëpërmjet ilaçeve”, sqaron Andia Meksi.
Depresioni është i lidhur ngushtësisht me stresin. Ka një kategori personash që kanë predispozitën për tu prekur nga ky çrregullim si adoleshentët, të rinjtë 20-vjeçarë, nënat e reja.
Ekspertja e shëndetit mendor në ISHP, Andia Meksi, thotë se njerëzit ngurojnë për të trajtuar këtë çrregullim.
“Studimet që janë kryer nga ISHP, që njerëzit ngurojnë që të kërkojnë ndihmë sepse kanë frikë që mund të paragjykohen për shkak të sëmundjes së tyre”, shton më tej Andia Meksi.
Të dhënat e OBSH janë shqetësuese për sa i takon pasojave të depresionit. Neglizhojmë gjendjen por depresioni mund të çojë në vetëvrasje, që në ditët e sotme është shkaktari i dytë kryesor i vdekjeve në botë midis grupmoshës 15-29 vjeç.
Megjithatë, depresioni mund të parandalohet dhe trajtohet. Të kuptuarit më shumë për depresionin dhe sesi mund të parandalohet dhe trajtohet, do të ndihmonte në reduktimin e stigmës që ka të bëjë me gjendjen, dhe do të nxiste shumë individë që të kërkonin ndihmë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY