Ja cfarë propozon PDIU për besimin në zgjedhje

Ja cfarë propozon PDIU për besimin në zgjedhje

34
0
Shares

Aleatët camë të PS në qeveri nuk janë shprehur ende për një qeveri besimi sic deklaroi mbrëmë Ilir Meta por kanë propozuar disa ndryshime mes të cilave edhe të drejtorit të policisë përpara zgjedhjeve.

“Ne propozojmë një pakt kombëtar për reformën zgjedhore, në mënyrë që të ndryshohet sistemi aktual. Drejtori i Policisë dhe drejtuesit e tjerë të vendosen me konsensus nga partitë politike. Gjithashtu të bëhet zgjedhja e Presidentit me konsensus, sepse nuk kemi asnjë arsye mos ta zgjedhim me konsens dhe të përfaqësojë një figurë reale të konsolidimit të këtij vendi. Një pakt kombëtar për reformën në drejtësi dhe integrimin. Prandaj Rama dhe Basha duhet të ulen në një tavolinë, le ti japim një fytyrë tjetër politikës shqiptare”, -u shpreh deputetja Mesila Doda.

Sipas PDIU, opozita duhet të ketë të gjithë masat e sigurisë që ajo kërkon ndaj Rama dhe Basha duhet të ulen bashkë dhe të gjejnë modalitetet me qëllim që shqiptarët të votojnë të qetë.
 

Deputetja e PDIU, Mesila Doda tha se PDIU, por edhe partitë e tjera duhet të masim forcat tona në terren, si parti më vete. Në kushtet e sotme kjo është e pamundur dhe sot vetëm votat e paritve të vogla prodhojnë 9 mandate për njërën forcë politike dhe 7 për forcën tjetër. Për këtë arsye PDIU kërkon një sistem tjetër zgjedhor, një sistem që nuk i shtrëngon forcat politike që të kapin peng njëra-tjetrën, apo që të futen në koalicione dhe të parashikojnë se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve, deklaroi deputetja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY