ITALI/Aksident i tmerrshëm, shqiptarja vdes teksa kthehej nga puna

ITALI/Aksident i tmerrshëm, shqiptarja vdes teksa kthehej nga puna

69
0
Shares

Një grua shqiptare ka mbetur viktime e një aksidenti të rëndë që ndodhi në autostradën 284, që lidh komunat Paterno e Randazzo, në komunën e Paternos (Catania, Siçili) është Valeria Daci, 37-vjeçarja me origjinë shqiptare.

valeria

Mediat italiane shkruajnë se ajo punonte si pastiçiere në një lokal në Biancavilla. Punonjësit e lokalit ishin të fundit që e panë atë gjallë. Valeria, nënë e një vajze, punonte në Biancavilla prej një viti e gjysmë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 19:45 për shkak të përplasjes mes dy makinave, një “Ford Ka” dhe një “BMË”. Si pasojë, një 27-vjeçar italian është plagosur rëndë.

Mësohet se shqiptarja, e cila drejtonte makinën tip “Ford”, po shkonte për në Paterno, e për arsye ende të paqarta, në një kthesë, makina e shqiptares është përplasur fort kokë më kokë me BMW-në që lëvizte në drejtim të kundërt.

incidente_03_04_2017_03

Përplasja thuhet se ka qenë aq e fortë sa “Ford”-i është shkatërruar. Ndërsa viktima, ka fluturuar nga makina dhe është përplasur në asfalt.

Ata që kanë ofruar ndihmën e parë pas aksidentit kanë qenë shoferët që lëviznin në ato momente në rrugë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY