HISTORIA/Tragjedia e nënës shqiptare shtatzënë, dy javë në koma, ende në rrezik...

HISTORIA/Tragjedia e nënës shqiptare shtatzënë, dy javë në koma, ende në rrezik për jetën

70
0
Shares

Mjekët kanë qenë të detyruar të sjellin në jetë të hënën pasdite rreth orës 17:00, foshnjën e gruas shqiptare, e cila pësoi një hemoragji cerebrale pak ditë më parë, teksa ishte shtatzënë në muajin e gjashtë dhe ra në gjendje kome. Ajo nuk ia doli të priste deri sa fëmija të kalonte muajin e shtatë.
Fëmija e nënës së re shqiptare u transferua menjëherë në njësinë e kujdesit intensiv neonatal, por sipas mediave italiane ajo ndodhet në rrezik dhe po monitorohet nga mjekët e spitalit.
Në kushte të rënda ndodhet edhe nëna, e cila ende ndodhet në kushtet e pavetëdijes së plotë.
Vajza ishte shtruar në spitalin e Torrete dy javë më parë, pasi pësoi hemoragji cerebrale teksa ishte në shtëpi me familjen e saj.
Për të bërë lindjen e fëmijës dhe për të shmangur ndërlikimet e mundshme, u vendos të pritej për muajin e shtatë, por dje gruaja i është nënshtruar një operacioni urgjent.
Shqiptarja u pa se nisi të kishte kontraktimet e lindjes dhe për këtë arsye u vendos që të ndërhyhet me kirurgji e prerjeje cezariane.
Gjendja e foshnjës, e lindur në javën e 27 dhe 4 ditë, për fat të keq, nuk është dhe nuk do të jetë e mirë.
Ajo tani do të nënshtrohet në të gjitha testet e nevojshme mjekësore për shkak, se nuk ka hyrë ende në muajin e shtatë, dhe ekziston gjithmonë rreziku që mund të ketë probleme të mushkërive, që janë ende të paformuara, apo shikimi dhe dëgjimi, sepse truri nuk është zhvilluar plotësisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY