Pazari i vjetër te “Pazari i Ri”, Edi Rama “peng” i Ilir...

Pazari i vjetër te “Pazari i Ri”, Edi Rama “peng” i Ilir Metës edhe për 48 orë

97
0
Shares

Pak orë pasi përfundoi një darkë me kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta në një restorant peshku te “Pazari i Ri”, nën shoqërinë e dy “dëshmitarëve” Petrit Vasilit dhe Erion Veliajt, burimet bëjnë të ditur se ndonëse darka që zgjati 4 orë ishte shumë pozitive për dy aleatët, mbrëmë ata nuk kanë marrë ndonjë vendim për fatin e koalicionit.
Pritet që ky vendim të merret brenda 48 orëve, pasi Lëvizja Socialiste për Integrim të mbledhë kryesinë.
Dy liderët u ulën së bashku pas ftesës që kryeministri iu drejtoi aleatëve të tyre nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ndërsa orët në vijim duket se do jenë vendimtarë për marrjen e një vendimi që ose i fut bashkë në zgjedhje, ose i ndan Ramën e Metën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY