Deputeti I PD ironizon darkën Rama-Meta: Peshku është qelbur prej kohësh

Deputeti I PD ironizon darkën Rama-Meta: Peshku është qelbur prej kohësh

94
0
Shares

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka ironizuar darken me peshk mes kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, të cilët u takuan për “fatin” e koalicionit mbrëmë deri pas mesnate, ndonëse ende nuk është marrë vesh lajmi i shumëpritur.Përmes një postimi në Facebook, Bylykbashi tregon historinë e një xhaje dhe dy shitësve të peshkut, ku mes të tjerash thuhet se “peshku qelbet nga koka”. Deputeti lë të kuptohet se “i gjati” dhe “i shkurtri” merren vesh mirë me njëri-tjetrin, pasi i lidh tregtia e peshkut.
“Osht qelb ka hone!’’
Te markata e peshkut ishin dy tipa, njeri i gjate dhe tjetri i shkurtër qe po shisnin peshk me tezge. Afrohet nje burrë i vjetër dhe i pyet:
– I freskët është ky peshku, mer çuna?
– Pooo, shumë i freskët, sapo është kap. – i thonë këta të dy.
– A ta shoh pak? – pyet i moshuari dhe mori një peshk, e pa me kujdes, i mori erë tek bishti dhe rrudhi fytyrën.
Tipi i gjatë nuk e mbajti gjuhën dhe i tha:
– Eh mer xhaje, s’merrke erë fare nga peshku! Si të mbaka plaka te shpia?! Po pse re, te bishti shihet peshku a është i freskët apo jo?! Te koka re, aty qelbet peshku, po ku mer vesh ti! Leje plakën t’boj pazar më mirë.
I moshuari e pa një herë nga poshtë lart, se helbet ishte zullap i gjatë, i hodhi një sy edhe shokut të tij të shkurtër e ia priti:
– Të keqen xhaja qeke hazer xhevap. Ke të drejtë, peshku qelbet nga koka, po më ka mësu baba se kur mban erë bishti, koka osht qelb ka hone (me kohë). Ky mbaka erë mer xhaje e të qelbka qysh n’bisht.
I gjati ngeli si pemë, kurse i shkurtri qeshi pak por e mbylli gojën se bashkë po e shisnin peshkun”, shkruan Bylykbashi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY