Artan Fuga i kthehet sërish Henri Cilit: Blegërin Henri…

Artan Fuga i kthehet sërish Henri Cilit: Blegërin Henri…

51
0
Shares

Në një koment të publikuar në faqen e tij në Facebook, akademiku Artan Fuga ka debatuar sërish me pronarin e UET, Henri Cili.

Debati rifilloi pasi Cili në një shkrim të publikuar në Mapo e quante “punist” këndvështrimin e Fugës për arsimin e lartë dhe mbronte ligjine arsimit të lartë të miratuar nga qeveria e majtë.

“Henri Cili i kapur në vorbullat pa rrugëdalje të politizimit, i tromaksur nga paralajmërime që i vijnë, blegërin duke shpifur e “pështyrë” përreth dhe sipër kokës së tij se Sali Berisha dhe Lulzim Basha paskan hequr dore nga ato që paskan biseduar, sipas tij, dikur, me këtë individ, për arësim me lekë, për shkak se janë të ndikuar nga unë, uluritësi, regresisti, ujku Artan Fuga!!!

Ky individ, më sjell ndermend një tjetër, i perfshire edhe ai ne nje histori gazmore, që kur për faj të vet përplasi kokën te një kanatë dritareje prej druri të fortë, nga dhimbja e humbja e kontrollit i gjuajti një peme aty pari dhe theu edhe dorën.

Të vjen t’ja plasësh gazit kur ai thotë se Lulzim Basha ndikohet nga ulurimat në facebook të regresistit, punistit, uluritesit,etj., Artan Fuga për arësim falas!!!”, shkruan Fuga.

Ai nuk ndalet me kaq por kujton qeverinë se ai me kolegët e tij mund ta bëjnë universitet publik modern në vetëm dy vjet.

“Arësim publik si në Itali, Francë, Hollandë, Belgjikë, Suedi, Norvegji, Greqi, Gjermani, etj !

Me shuma të vogla tarifore hyrëse dhe të subvencionuar nga shteti!

Arësim publik falas, cilësor, dhe të suksesshëm!

Të papolitizuar!

Të pakorruptuar!

Jo servil të pushteteve!

Jo fallco !

Unë dhe miqtë e mi dimë si ta bëjmë brenda dy vjetësh! Asnjë ditë më shumë!

Arësim falaaaaas ! A dëgjon ti aty te cepi more !”, thekson akademiku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY