Itali, vjedhja 7 milionë euro bizhuteri, rrëfehet shqiptari: Ja ku i kam...

Itali, vjedhja 7 milionë euro bizhuteri, rrëfehet shqiptari: Ja ku i kam groposur!

193
0
Shares

Detaje të reja dalin në procesi gjyqësor për vjedhjen e bujshme të bizhuterive të çmuara me vlerë 7 milionë euro në shtëpinë e një trashëgimtareje të pasur në rrugën ‘Giolitti’ të Torinos, ngjarje e ndodhur më 20 shtator të viti 2015.
Pavarësisht se e gjithë pasuria e vjedhur nuk u gjet, një nga të pandehurit, 42-vjeçari shqiptar Zef Zefi ka pranuar të rrëfehet para trupit gjykues. Ai pohoi se për vete kishte mbajtur një pjesë të sendeve me vlerë; një gjerdan, një statujë dhe një rubin, shkruan ‘Ansa’.
“I kam groposur në Milano dhe jam gati që të shkoj atje bashkë me policinë për të gërmuar, – pohoi shqiptari, duke shtuar se, – po marr përgjegjësitë e mia dhe do isha budalla nëse do jepja informacione të rreme. Madje i kërkoj zonjës dhe falje, duke ndrequr gabimin deri diku. Pjesa tjetër e sendeve me vlerë kanë shkuar për të paguar disa borxhe”.
Policia në vitin 2016 arrestoi 4 persona, mes tyre dhe shqiptarin Zef Zefi. Autorët kishin arritur të hynin në banesën e italianes, pasi kishin kopjuar çelësin, në bashkëpunim me të fejuarën e njërit prej të pandehurve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY