DOSJA/ Dënohet “piratja”, sulmoi laptop-in e shefit te Inteligjencës së Ushtrisë, çfarë...

DOSJA/ Dënohet “piratja”, sulmoi laptop-in e shefit te Inteligjencës së Ushtrisë, çfarë u vodh

604
0
Shares

Gjykata e Tiranës  ka dënuar disa ditë më parë, E. B., e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, të parashikuar nga neni 192/b/1 i Kodit Penal.
Sipas
vendimit
, mësohet se e akuzuara kishte thyer kodet e sigurisë së kompjuterit të shefit të saj, Gjeneral Brigade, Y. D., Drejtori i Përgjithshëm i Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM), në Ministrinë e Mbrojtje

Zbardhja e ngjarjes sipas Prokurorisë


vnd1Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar proçedimin Penal nr. 9138, të vitit 2014, në ngarkim të të pandehurës E. B., e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, të parashikuar nga neni 192/b/1 i K.Penal.
Në kërkesat paraprake, e pandehura dhe mbrojtësi i saj, para çeljes së shqyrtimit gjyqësor, kërkuan gjykim të shkurtuar duke pranuar që gjykimi të zhvillohet në gjendjen që janë aktet në fashikullin e Prokurorisë të sjellë për gjykim.
Prokurori i çështjes, u shpreh dakort me këtë kërkesë të të pandehurës për gjykim të shkurtuar, ndaj dhe Gjykata bazuar në nenet 404 dhe 405 të K.Pr.Penale, pasi u njoh me aktet hetimore, vendosi të proçedojë me gjykim të shkurtuar, duke çmuar për zgjidhjen e çeshtjes penale në gjëndjen që janë paraqitur aktet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi nga palët nuk pati pretendime pavlefshmërie apo papërdoshmërie për aktet si dhe të tjera kërkesa paraprake të kësaj natyre.
Gjykata, në respektim të dispozitave ligjore (nenit 404 të K.Pr.Penale), duke vlerësuar se aktet janë të plota dhe se çështja mund të zgjidhet në gjendjen në të cilat ndodhen këto akte, vendosi zhvillimin e gjykimit të shkurtuar, duke pranuar kërkesën e bërë nga mbrojtja dhe e pandehura.
Në mbështetje të dispozitave të posaçme procedurale si dhe të Vendimit Unifikues Nr.2, datë 29.01.2003 të Kolegjeve të Bashkuara, ky lloj gjykimi i posaçëm eviton marrjen e provave në seancë gjyqësore dhe debatin lidhur me to. Në këto kushte fashikulli (dosja) e prokurorit kthehet në dosje gjyqësore duke marrë vlerën e provës pas pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar. Në këtë fashikull bazohen konkluzionet përfundimtare të palëve si dhe gjykata në dhënien e vendimit.
Nga aktet e ndodhura në fashikullin e gjykimit rezulton e provuar në datë 30.09.2014, e pandehura E. B. me detyrë shefe e Sektorit të Mbrojtjes Kibernetike në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM), në Ministrinë e Mbrojtjes, ka hyrë në një sistem kompjuterik, konkretisht në kompjuterin e Drejtorit të Përgjithshëm të AISM, pa qenë e autorizuar të bëjë këtë veprim. Hyrja është realizuar nga kompjuteri i zyrës së të pandehurës, pasi kjo e fundit ka mundur të thyejë masat e sigurisë dhe të hyjë në kompjuterin e Drejtorit, përmes serverit të agjencisë. Pas hyrjes në këtë kompjuter, e pandehura E. B., ka vepruar në serverin e agjencisë duke fshirë event loget e tij.  Ky veprim është realizuar në datën 30.09.2014 në orën 13.49. Në këto kushte e pandehura E. B. ka konsumuar elementët e anës objektive të veprës penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, parashikuar nga neni 192/b/1, të Kodit Penal. Ky veprim është kryer me dashje direkte pasi e pandehura ka pasur dijeni se nuk ka qenë e autorizuar të hyjë në kompjuterin e Drejtorit të Përgjithshëm të AISM dhe pavarësisht këtij fakti ajo ka vepruar duke hyrë në këtë kompjuter përmes serverit të agjencisë.  
Lidhur me këtë ndërhyrje,  në datë 01.10.2014, ora 08.15, Drejtori i Përgjithshëm i AISM, Gjeneral Brigade Y. D., ka konstatuar se nuk mund të logohej në kompjuterin e zyrës së tij. Për sa ka konstatuar, z. D. ka njoftuar Sektorin e Sistemeve të Informacionit dhe Komunikimeve, Sektorin e Mbrojtjes Kibernetike dhe Shefin e Sigurisë së Brendshme, përgjegjës për administrimin dhe mbrojtjen e rrjetit.
Pas verifikimit në kompjuterin e drejtorit me numër serie 16633990423, specialistet e IT konfirmuan pamundësinë e hyrjes në kompjuter, pasi dikush kishte hyrë në server dhe kishte ndryshuar fjalëkalimin e kompjuterit. Në këto kushte është urdhëruar ngritja e një grupi pune për ekzaminimin e plotë të serverit, kompjuterit të Drejtorit të Përgjithshëm, kompjuterët në përdorim të sektorit të IT dhe Mbrojtjes Kibernetike dhe të gjithë kompjuterëve në përdorim të AISM si dhe kontrollin e kamerave të sigurisë.
Pas verifikimeve të kryera lidhur me këtë rast, janë përgatitur informacionet dhe memot përkatëse, nga të cilat rezulton sa vijon:
Fjalëkalimi i userit (përdoruesit) “YD.” është ndryshuar në datë 30.09.2014, ora 13.32.
Event loget e serverit janë fshirë në datë 30.09.2014, ora 13.49, nga seri “Klasifikuar”, me IP 172.21.0.154.
U Evidentua event log id 5140, me “share path”??C:, datë 30.09.2014.
Pas ekzaminimit të kryer në kompjuterët e të pandehurës E. B., është konstatuar sa vijon:
Në kompjuterin me numër serial 2548496589, në përdorim të të pandehurës E. B., pas kontrollit të userave, event logs, ip-së, u evidentua event log nr.1024, datë 28.08.2014 remote desktop me serverin e intranetit me ip 172.21.0.2 (IP e serverit të intranetit).
Kompjuteri i intranetit me nr.serial HDD: ËMASY3030859, pas kontrollit të userave, event logs, ip-së, u evidentua prania e userit “Klasifikuar”, krijuar në datë 18.08.2014.
Pas ekzaminimit të arp table, në serverin Exchange, me ip 172.20.03, u evidentua IP 172.21.0.154, me mac adres d4-be-d9-bc-50-c3. Kjo mac adres i përket kompjuterit nr. 2548496589, në përdorim të të pandehurës E. B..
Pas implementimit të strukturës së re në vitin 2013, userave “EB.” dhe “SSkopeci”, u janë hequr të drejtat administrative ne nivelin “Klasifikuar”.
Lidhur me ndërhyrjen e datës 30.09.2014, në kompjuterin e Drejtorit të Përgjithshëm është bërë në event logs 5140, për të cilin nuk është identifikuar se nga cili kompjuter është bërë ky veprim.
Në kompjuterët e Drejtorit të Përgjithshëm, të Nëntogerit Shefki Skopeci, Kapiten Andi Sokoli, Nëntoger Ermal Shkrela, Nëntoger Kreshnik Arapi dhe nëntoger Taulant Balla, grupi i verifikimit nuk evidentoi përdorimin e userit “Klasifikuar” apo lidhje me remote desktop.
Pas ekzaminimit, në kompjuterin e Nëntoger Ermal Shkrela, u konstatua krijimi i userit “Klasifikuar”, në datë 23.01.2014. Por ky kompjuter ka qenë i fikur nga data 22.09.2014 deri në datën 01.10.2014.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, për datën 30.09.2014, nga ora 13.00 deri në 15.00, ka rezultuar:
• Në zyrën e Mbrojtjes Kibernetike ka qenë prezent e pandehura E. B..
• Në zyrën e sektorit të IT-së, kanë qenë prezent shtetasit Kreshnik Arapi, Ermal Shkrela dhe Taulant Balla. Shtetasi Andis Sokoli, nuk ka qenë prezent.
Pas këtyre verifikimeve dhe konstatimeve, me urdhrin nr.856 dt.09.10.2014, Ministri i Mbrojtjes, ka ngritur një grup pune për verifikime të mëtejshme, të përbërë nga shtetasit Engjëll Çavo, Genci Kokoshi dhe  Harri Rrapaj.
Në zbatim të këtij urdhëri ky grup ka marrë në pyetje punonjësit e Sektorit të Sistemeve të Informacionit dhe Komunikimeve dhe Sektorit të Mbrojtjes Kibernetike ku ndër të tjera ka pyetur dhe të pandehurën E. B.. Pasi është marrë në pyetje, e pandehura E. B., ka pranuar hyrjen në kompjuterin e Drejtorit të Përgjithshëm të AISM.
Sipas deklarimeve të të pandehurës, ajo ka pranuar se gjatë këtij veprimi kishte marrë gjithë informacionin që ndodhjen në kompjuterin e Drejtorit të Përgjithshëm me qëllimin për t’i bërë kopje të gjithë informacionit që ky drejtor dispononte, meqenëse për të kishte dalë urdhri i largimit nga detyra. Pasi ndërhyrja është zbuluar, ajo ka fshirë të gjithë informacionin e kopjuar si dhe logfile nga kompjuteri i saj. 
Pas pyetjes, e pandehura E. B. ka saktësuar me deklaratë me shkrim dhe mënyrën se si e kishte kryer këtë ndërhyrje, duke qartësuar më tej veprimet e kryera.
Për një hetim të plotë dhe të gjithanshëm të këtij procedimi është vendosur dhe kryer ekspertimi kompjuterik i paisjeve kompjuterike të të pandehurës E. B., të  sekuestruar në zyrën dhe banesën e saj dhe i janë nënshtruar ekspertimit kompjuterik.  të paraqitur në Nga akt ekspertimet kompjuterike numër 9288, dt.07.09.2016 dhe nr.8990, dt.01.09.2016, konfirmohet fakti se në datë 30.09.2014, nga kompjuteri i të pandehurës E. B., me detyrë Shefe e Sektorit të Mbrojtjes në AISM, është hyrë në kompjuterin e Drejtorit të Përgjithshëm të kësaj Agjencie. Ky veprim është kryer në kushtet kur e pandehura nuk ka qenë person i autorizuar për të kryer këtë veprim. Nga akti i ekspertimit kompjuterik nuk është konstatuar se çfarë materialesh janë kopjuar prej të pandehurës E. B.. 
Sa më sipër, nga tërësia e akteve të administruara, provohet se e pandehura E. B. ka konsumuar veprën penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, të parashikuar nga neni 192/b/1, i K.Penal.

PËR KËTO ARSYE

Në vështrim të neneve 379, 390, 403 e 406 të K. Pr. Penale dhe neneve 192/b/1  e 59 të Kodit Penal,  Gjykata:


vnd2V E N D O S I

• Deklarimin fajtor të të pandehurës  E.  B., për veprën penale të “Hyrjes të paautorizuar kompjuterike”, të parashikuar nga neni 192/b/1 të K.Penal dhe dënimin e saj,  me 6 (gjashtë) muaj burgim.
• Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurën E. B., me 4 (katër) muaj  burgim.
• Në bazë të nenit 59 të K.Penal dhe 61 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për një kohë prove prej 18 (tetëmbëdhjetë) muaj, me kusht që e pandehura  gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Sherbimin e Provës,  Tiranë.
• Në bazë të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet e pandehura që të mos shoqërohet me persona të dënuar, gjatë  kohës  së  provës.
• Shpenzimet proçeduriale të fazës së  hetimit paraprak si dhe shpenzimet gjyqesore i ngarkohen të  pandehurës.
• Kundra vendimit lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Tiranë, brenda 10 diteve nga e nesermja e shpalljes.

• U  shpall  sot  në  Tiranë,  më  datë  13.03.2017.

 Sekretare                                                 Gjyqtar
      Enkeleda   LUGA                            SOKOL    PASHO

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY