FOTO/ Ultrasit e “Tironës” sulmojnë me gur autobusin e “Vllasnisë”, tre...

FOTO/ Ultrasit e “Tironës” sulmojnë me gur autobusin e “Vllasnisë”, tre të lënduar

61
0
Shares

Në përfundim të ndeshjes së sotme të futbollit, Tirana – Vllaznia, është sulmuar me gurë autobusi i ekipit shkodran. Për pasojë mësohet se janë lënduar lehtë tre persona.
Nga ana e Policisë, e cila ndodhej pranë, mësohet se janë shoqëruar 4 tifozë të njohur si “ultras” të ekipit kryeqytetas.
Ndeshja Tirana – Vllaznia, ngriti siparin e javës së 27 në kategorinë Superiore mes Tiranës dhe Vllaznisë u mbyll me fitoren e shkodranëve 1 – 2 në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Pak para se skuadrat të shkonin në pushim, bardheblutë morën avantazhin me golin e Ede’, por arbitri zhvlerësoi gjithçka për një faull.
Po nuk shënove do të pësosh dhe ky rregull i pashkruar futbolli u aplikua në fraksionin e dytë. Një prekje me dorë në zonën e bardhebluve nga Ruben Akue’ solli vendimin e arbitrit për një penallti dhe nga pika e bardhë mbrojtësi Gocaj tundi rrjetën e kryeqytetasve.
Tirana arriti të rikthente baraspeshën me Sise’ duke intriguar përballjen me shkodranët por një neglizhencë në prapavijë, riktheu miqtë në pozicion dominues. Vllaznia shënoi golin e fitores me Gurishtën dhe administroi avantazhin e brishtë që e çon në kuotën e 35 pikëve në renditje.
1490987209vllaznia

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY