SAMITI PPE/ Lulzim Basha siguron përkrahjen e plotë europiane për votën e...

SAMITI PPE/ Lulzim Basha siguron përkrahjen e plotë europiane për votën e lirë e të ndershme

36
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane (PPE) në Maltë ku mbajti edhe një fjalë në seancën plenare. Gjatë qendrimit në Maltë, kryetari i opozites ka zhvilluar takime me udheheqës të partive simotra dhe drejtues të institucioneve Europiane.
Gjatë këtyre takimeve, Basha ka parashtruar kërcënimin real të zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqiperi prej krimit, drogës dhe parave të pista, si dhe ka kërkuar mbështetjen europiane për këtë betejë që po zhvillon opozita. Kjo ishte tema e bisedës me Presidentin e PPE, Josef Daul, dhe me Sekretarin e Pergjithshëm Antonio Lopez Isturiz.
Me Ministrin e Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, Basha vuri ne dukje rendesine themelore qe kane zgjedhjet e lira per te ardhmen europiane te Shqiperise. Basha tha se kjo beteje per vlerat europiane do te zhvillohet deri ne fitore.
Basha u takua me Komisionerin europian për Sigurinë, Dimitri Avramopulos me të cilin ndanë shqetësimin e thellë për krimin e organizuar, drogën dhe trafiqet. Basha e njohu me planin e Partisë Demokratike për lufte pa kompromis dhe shtypje të krimit dhe trafiqeve, dhe mori garancitë për mbështetjen e plotë dhe institucionale nga Komisioneri për Sigurinë, në luftën ndaj krimit në vend.
Në bashkëbisedimin me Pier-Ferdinando Cazini, kreu i senatit italian e ka siguruar z.Basha se do të ketë përkrahjen e tij për kauzën e votës së lirë.Basha argumentoi se e vetmja rrugëdalje është krijimi i një qeverie teknike që lufton drogën, paratë e pista, këput lidhjet me krimin dhe zbaton dekriminalizimin. Cazini e ka vlerësuar si të drejtë propozimin e opozitës shqiptare për daljen nga kriza.
I shqetesuar për situatën e krimit të organizuar dhe drogës është dhe kreu i opozitës greke Kyrjakos Micotaqis. Në takimin me Basha kryeopozitari grek u shpreh se e çmon dhe mbështet betejën që Basha dhe opozita shqiptare po bëjnë për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.
Senatori italian Mario Mauro dhe kryetari i grupit Forza Italia në Senatin Italian, Paolo Romani e njohin situatën në Shqipëri. Ata i thanë Basha se qendrojnë në krah të tij dhe se përpjekjet e medha që po bëhen për votën e lirë, janë të drejta.
Në takimin me Presidentin e Këshillit të Europës, Pedro Agramunt, Basha ka theksuar se Shqipëria s’duhet lenë të bjerë në greminen e krimit të organizuar që ka kapur shtetin dhe të karteleve të drogës me lidhje qeveritare që kanë planifikuar mbajtjen e pushtetit duke asgjesuar votën.
Basha mori garancinë e Agramunt për mbështetje që Shqipëria te mos beje kthim pas ne standardet e demokracise e votes se lire.
Kryetari Basha u takua edhe me kryeministrin kroat Andre Plenkovic, me fituesin e zgjedhjeve në Bullgari, Borisov me Doris Pack, që e njeh mjaft mirë gjendjen e krimit, të drogës dhe kërcënimin e votës në Shqiperi, me kreun e kristiandemokratëve holandezë Sybrand Buma, me kreun e Komisionit të Jashtem ne PE, David Mcallister me kreret e partive simotra të Suedisë dhe Sllovenisë, Ministrin federal të Bujqësisë në qeverinë gjermane, Christian Schmidt. Në këto takime është theksuar nevoja që ka Shqipëria për të ndalur planin e qeverisë për vjedhjen e cënimin e votës, e për të mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme.
Kryetari i opozitës Basha do të marrë pjesë sot në Samitin e Partisë Popullore Europiane, forumi më i lartë politik i formacionit të djathtë në Europë, ku pritet të takohet dhe bashkëbisedojë me krerët e partive simotra dhe krerët e qeverive dhe institucioneve europiane. PPE është grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian dhe aktualisht përfaqësuesit e saj janë në krye të tre institucioneve kryesore të BE, në Parlamentin Europian, Këshillin Europian dhe Komisionin Europian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY