Mazhoranca miraton pa konsensusin e opozitës 7 ligjet e Reformës në Drejtësi

Mazhoranca miraton pa konsensusin e opozitës 7 ligjet e Reformës në Drejtësi

43
0
Shares

Mazhoranca ka miratuar sot 7 nga 27 projektligjet e Reformës në Drejtësi që kërkonin shumicë të cilësuar, ndërsa opozita e ka bojkotuar edhe këtë seancë plenare.
Përveç ligjeve të Reformës në Drejtësi, Kuvendi miratoi edhe projektligje të tjera, mes të cilëve, projektligji për fshirjen e Detyrimeve Tatimore që shkaktoi shumë debate në seancë mes shumicës dhe Ben Blushit.
 Megjithatë ligji kaloi me 86 vota pro dhe 2 kundër të Blushit dhe Hafizit. Edhe projektligji për lirimin e frekuencave dixhitale u miratua me 86 vota pro.
Një tjetër projektligji i rëndësishëm që u miratua ishte edhe ai për nëpunësin civil, që kaloi me 87 vota.

7 projektligjet e reformës që u miratuan

“Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë” 86 vota pro.
“Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”88 vota pro.
“Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” 88 vota pro.
“Kodi i Drejtësisë për të Mitur” 88 vota pro.
“Kodi i Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë” 87 vota pro.
“Ligji për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” 88 vota pro.
“Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë” 86 vota pro.
              
Projektligjet e tjera që u miratuan

Projektligji për fshirjen e Detyrimeve Tatimore 86 pro 2 kundër.
Projektligji për lirimin e frekuencave dixhitale 86 pro.
Projektligji “Për nëpunësin civil të ndryshuar” 87 vota pro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY