Shqipëria harron çfarë është fitorja, edhe Bosnja na mund në shtëpi

Shqipëria harron çfarë është fitorja, edhe Bosnja na mund në shtëpi

41
0
Shares

Katër ditë pas humbjes në Palermo, Kombëtarja zbret sërish në fushë dhe sërish mundet këtë herë në shtëpinë e saj 1 – 2 nga Bosnja.
Xhani De Biazi ka bërë disa ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen e së premtes kundër Italisë. Por edhe pse reshtmi mbetet i njëjtë, 4-5-1, nuk ka mjaftuar për të fituar.

Golat


7′ GOL! Shënon Bosnja. Aliji shkakton penallti dhe Edin Xheko mposht Strakoshën nga pika e bardhë. Goli i 50-të në Kombëtare për kapitenin boshnjak.


42′ GOL! Shënon sërish Bosnja. Aksion i bukur i miqve, me Senad Luliçin që, dy hapa larg vijës, nuk e ka të vështirë ta shtyjë topin e marrë nga Kodro nga krahu i djathtë.


68′ GOL! Shënon Shqipëria. Krosim i bukur i Hykës nga e djathta dhe Bekim Balaj nuk fal me kokë duke ngushtuar diferencat. Goli i katërt në 21 ndeshje për sulmuesin shkodran.

shqiperi-bosnje-formacionet-490x871

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY