Francesk Radi në gjendje të rëndë, e shoqja Tefta kërkon mjekim të...

Francesk Radi në gjendje të rëndë, e shoqja Tefta kërkon mjekim të specializuar

66
0
Shares

Këngëtari i njohur Frances Radi është shtruar me urgjencë sot në reanimacionin e QSUT-së pasi ka pësuar një hemoragji cerebrale.

“Gjëndja e tij është shumë e rëndë. Nëse autoritetet kanë mundësit për ta dërguar jashtë për një mjekim më të specializuar ju lutem ta bëjnë” tha bashkëshortja e tij Tefta Radi për ora neës.

Ekipi i mjekëve të Reanimacionit Qendror, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po ndjek me vëmendje ecurinë e gjendjes shëndetësore të artistit të njohur, Françesk Radi.

Në një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se “ekipi mjekësor është duke ndjekur të gjitha procedurat e përcaktuara në protokollet e mjekimit sipas diagnozës, si dhe ka marrë dhe po merr të gjitha veprimet e nevojshme për ndjekjen dhe mjekimin e artistit të njohur”.

Ministria e Shëndetësisë po e ndjek nga afër rastin, me qëllim marrjen e gjithë masave që do të nevojiten, bazuar në vlerësimin e gjendjes klinike nga ana e ekipit mjekësor.

Disa nga këngët e njohura të Francesk Radit janë “Adresa”, “Biçikleta”, “Humba pranverën” etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY