Të dielën ndryshon ora

Të dielën ndryshon ora

45
0
Shares

Në orën 2 të natës së të dielës, shënohet dhe ndryshimi i orës, si cdo vit në të dielën e fundit të marsit rikthehet ora ligjore dhe akrepat do të spostohen 60 minuta përpara. Si pasojë do të flemë një orë më pak, por do të ketë një orë më shumë dritë në mbrëmje.

Historia e ndryshimit të orës daton në vitet ‘700. Ideja fillimisht ishte e Benjamin Franklin për arsye se synonte kursimin e energjisë elektrike por askush nuk i kushtoi rëndësi të vecantë në një kohë kur industrializimi ishte ende në fillimet e tij.

Por në fillim të viteve ‘900 britaniku Uilliam Uillet do e kishte më të lehtë duke marrë në konsideratë që industrializimi në vend detyroi Dhomën e lordëve që të aprovonin Kohën verore britanike, pikërisht në të dielën e fundit të marsit.

Në Itali për herë të parë ndryshimi i orës u bë në 1916-ën dhe u përdor deri në 1920-ën si praktikë. por u hoq dhe u rivendos disa herë mes 19940-ës dhe 1948-ës për shkak të luftës së dytë botërore. Regjimi përfundimtar i ndryshimit të orës hyri në fuqi në 1996-ën kur në nivel europian u vendos që të zgjatej 60 minuta në të dielën e fundit të marsit, dhe të rikthehej në të dielën e fundit të tetorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY