Pajisja e izraelitit me mision kundër prokurorisë?

Pajisja e izraelitit me mision kundër prokurorisë?

45
0
Shares

Besohet se më në fund është zbuluar misteri mbi pajisjen e çuditshme që një izraelit mbante me vete në aeroportin e Rinasit.

Sot u mësua se pajisja nuk shërbente për përgjim, por për zbulimin e përgjuesave, kurse izraeliti Yoram Frig është një detektiv privat i cili ka mbërritur në Shqipëri për të ofruar shërbimet e tij, zbulimin e çimkave, raporton shqiptarja.com.

Çimkat ose pajisje te ndryshme pergjimi ne Shqiperi me ligj lejohen të vendosen vetëm nga Prokuroria në kuadër të ndonjë hetimi të mundshëm, por mund të vendosen edhe nga shërbime të tjera në mënyrë legale apo ilegale si SHISH, shërbiemt sekrete të ushtrisë, policisë dhe burgjeve.

1

Të dhënat e para që kanë dalë nga prokuroria e cila ka sekuestruar pajisjen janë se ajo është një model “Omni spectral correlator” që prodhohet në Amerikë, kurse Yoram Frig është një hetues privat me dy zyra, një në Tel Aviv dhe një në Qipro.

Izraeliti vetë e ka pranuar që ka punuar për një biznesmen shqiptar i cili është edhe deputet të cilit i ka kontrolluar zyrat dhe makinat pasi ky i fundit dyshonte për vendosjen e çimkave dhe përgjuesve të tjerë. Tani Prokuroria po punon për të verifikuar deklaratën.

Pajisja elektronike është një model “Omni spectral correlator 500” që prodhohet në Amerikë.

Në treg kushton vetëm 20 mijë dollarë shumë herë më pak sesa kushtonin një pajisje përgjimi, çmimi e së cilës arrin deri 300-400 mijë dollarë.

Pajisja e cila shërben për të zbuluar përgjuesa iu gjet në aeroport në një valixhe plot me vegla. Në SHBA nuk lejohet përdorimi i kësaj pajisje pa një urdhër apo leje të posaçme.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY