Ndalet ëndrra e botërorit për Shqipërinë, Itali-Shqipëri: 2:0

Ndalet ëndrra e botërorit për Shqipërinë, Itali-Shqipëri: 2:0

57
0
Shares

Shqiptarër nuk mund të marrin pjesë në botërorin e futbollit rusi 2018. Dhe këtë e kanë vendosur italianët pasi shënuan dy gola ndaj kuqezinjve që qartësisht dukeshin që nuk ishin stërvitur sëbashku për një lojë të kontrolluar. Ata gabuan sërish si edhe me Izraelin duke u ndëshkuar me penallti.

Nderkaq sjellja e tifozeve ne stadium mund te ndeshkoje skuadren qe te luaje pa tifoze ne vijim.

Italianët kanë shënuar sërish në minutën e 70 pas një sulmi të shpejtë. Me këtë rezultat italianët janë qetësuar dhe ndërkohë kanë kthyer në shtëpi njëherë e mirë skuadrën kuqe zi, më e mira në 25 vitet e fundit por që nuk arriit të dërgonte në botëror Shqipërinë.

Disa dhjetra bomba tymuese u hodhën në stadium në orët e para të pjesës së dytë të ndeshjes Itali-Shqipëri duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes në një cast të paprecedentë.

Stadiumi është mbushur me tym dhe pothausje nuk dallohen as tifozët. Dy furbollistë të kombëatres shqiptare kanë kërkuar qetësi afër tifozëve por pa mundur të qetësojnë situatën.

Është mbyllur 1:0 për Italinë pjesa e parë e ndeshjes së kombëtarëve të Italisë dhe Shqipërisë që po luhet në stadiumin e “Renzo Barbera”.

Që në minutat e para kishte sulm të shpejtë nga skuadra shqiptare e cila rrezikoi në minutën e 4 portën italiane.

Në minutën e 12 Italia ka kaluar në avantazh pasi albitri dha një penallti në favor të skuadrës italiane. Ndërkohë tifozë shqiptarë kanë hedhur fishekzjarre në fushë.

Ndërkaq është ndëshkuar me karton i verdhë për Memushaj.

Në minutën e 41 ka qenë rroshi i cili ka rrezikuar sërish për skuadrën kuqe zi pa mundur të konkludojë.

43′ Beloti përfiton nga një pozicionim i gabuar i mbrojtjes kuqezi për t’u shfaqur i vetëm para Strakoshës, por ky i fundit devijon me refleks goditjen e shpejtë të sulmuesit.

24′ Ansi Agolli merr karton të verdhë për një faull (të panevojshëm) ndaj Zapakostës në mesfushë. Kapiteni mungon në transfertën e ardhshme ndaj Izraelit.

23′ Shqipëria provon sërish me Roshin, i cili gjuan me të majtën nga brenda zonës, mirëpo nuk sjell asnjë problem për Bufonin që pret i qetë.

12′ Gol! Italia në avantazh. De Rosi tregohet i saktë nga 11 metrat duke e zhvendosur Strakoshën në krahun tjetër. Goli i 20-të në 111 ndeshje për mesfushorin e Romës.

11′ Penallti për Italinë. Beloti rrëzohet në zonë pas një kontakti me Migjen Bashën dhe arbitri tregon nga pika e bardhë. Penallti e dyshimtë, ndërsa Memushaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

8′ Italia provon me një aksion në qendër. Strakosha del për ta zotëruar topin, por Hysaj bën më të sigurtën duke e larguar topin në goditje këndi.

4′ Tjetër zbritje e ekipit tonë. Roshi gjen hapësirë në mesfushë dhe provon nga larg, megjithatë e djathta e tij është e pasaktë dhe nuk sjell kërcënim për Bufonin.

1′ Kuqezinjtë menjëherë kërcënues. Vetëm 47 sekonda dhe Cikalleshi gjendet i lirë brenda zonës dhe gjuan me të majtë, por topi shkon fare ngjitur me shtyllën. Italianët me fat.

1′ Dëgjohet fishkëllima e arbitrit, Sokol Cikalleshi e luan topin e parë të ndeshjes.

Formacionet:

Italia (4-2-4): Bufon; Zapakosta, Barzalji, Bonuçi, De Shiljo; De Rosi, Verrati; Kandreva, Insinje, Imobile, Beloti.

Trajner: Xhan Piero Ventura

Shqipëria (5-4-1): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Kukeli, Veseli, Agolli; Basha, Memushaj, Lila, Roshi; Cikalleshi.

Trajner: Xhani De Biazi

Gjyqtar: Slavko Vinçiç

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY