DETAJET/ Policia jep të dhëna rreth izraelitit me përgjues

DETAJET/ Policia jep të dhëna rreth izraelitit me përgjues

61
0
Shares

Ne foto, pajisja e sekuestruar

Nisur nga informacione të marra, për hyrjen e shtetasit (të huaj) Izraelit, Yoram Frig, 51 vjeç, në pikën e kalimit kufitar Rinas, me një pajisje elektronike, Sektori për Krimin Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, filloi veprimet verifikuse dhe proceduriale në bashkëpunim me Njësinë e Prokurorisë Task-Forcë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e policisë kufitare Rinas, në momentin që ishte duke dalë nga territori i Shqipërisë dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë, Rinas.

Pas mbajtjes së personit në ambientet e Komisariatit Rinas, në drejtimin e Prokurorit, u bë këqyrja e kësaj aparature elektronike dhe pritet akt ekspertimi, per te percaktuar cfunksion kryen, njëkohesisht iu konstatua edhe një aparat telefonik i markës “iphone”.

Këto sende u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me urdhër të prokurorit të gatshëm.

Ky shtetas është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Tiranë, ku në prezencën e një përkthyesi ligjor po intervistohet nga prokurori i çështjes, ndërkohë që pajisja është sekuestruar nga prokuroria.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY