Aksidenti me parashutë në Vlorë, burri i të lënduarës shpjegon shkakun

Aksidenti me parashutë në Vlorë, burri i të lënduarës shpjegon shkakun

179
0
Shares

I shoqi i gruas që u dëmtua gjatë rënies me parashutë në Vlorë ka sqaruar shkaqet që cuan në rënien e rrezikshme në përfundim të fluturimit në Kaninë të Vlorës.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të plazhit të ri të Vlorës. Gjatë uljes së parashutës ku ndodhej një çift nga Kosova, Burim Jashari dhe Dafine Jashari 32 vjeçe, gruaja është dëmtuar lehtë.

Pas ngjarjes, Burim Jashari në një prononcim për Report Tv u shpreh se gruaja e tij ka pësuar vetëm disa gërvishtje të lehta, ndërsa incidenti ndodhi për shkak të erës.

“Ishim lart, na kapi era në anësore u gërvishtëm pak kur u ulëm, nuk ishte diçka tragjike.

Nuk u dëmtuam shumë, por disa gërvishtje në gjunjë. Dafina është mirë në kujdesin e mjekëve” u shpreh ai.

Ndërsa Drejtori i Aeronautikës, Alket Islami ku ka sqaruar incidentin e ndodhur në Vlorë sot në mesditë.

“Vajza u dëmtua në momentin e uljes. Është jashtë rrezikut për jetën. Nuk është parashutiste, por ka qenë me një pilot nga Kosova duke bërë fluturim.Ka qenë thjeshtë një çështje manovre kur ka rënë, por nuk ka asnjë rrezik për jetën.Vlora këto ditë mbushet dhe me pilotë të vendeve të tjera në kuadër të përgatitjeve për kampionatin botëror që do të zhvillohet në Vlorë në 8 Maj.Këto janë ditë të lira ku pilotët mund të bëjnë stërvitje “deklaroi ai per Report TV.

Njoftimi:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një parashutiste ka rënë në afërsi të Plazhit të Ri. Rreth orës 13:30 gjatë zhvillimit të aktivitetit të hedhjes me parashutë në Kaninë, një vajzë është dëmtuar gjatë uljes dhe është dërguar në spitalin e Vlorës.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të Plazhit të Ri të Vlorës, ku gjatë uljes së parashutës, shtetësia me inicialet D.J. 32 vjeçe është dëmtuar lehtë për shkak të rrymave të forta të erës, shkruan Shqiptarja.com.

Vajza 32-vjeçe është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY