Shorti i fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve, mësoni duelet spektakolare

Shorti i fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve, mësoni duelet spektakolare

42
0
Shares

UEFA ka organizuar në Nyon të Zvicrës shortin për fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve ku janë përcaktuar përballjet e mëtejshme mes skuadrave të Juventus, Real Madrid, Barcelona, Leicester, Monaco, Athletico Madrid, Bayern Munchen dhe Borusia Dortmund.

Pas shortit Reali i Madridit, Bajerni i Mynihut, Barcelona dhe Juventusi do të ndeshen mes tyre në katër duele që mund të cilësohen si finale të parakohshme. Reali Madridi, mbajtësi në fuqi i trofeut do të përplaset me Bajernin, kurse Barça dhe Juve rigjejnë njëra-tjetrën në një përsëritje të finales së vitit 2015.

Skuadrat që do të përballen në fazën çerekfinale:
Atletiko Madrid – Leister Siti
Borusia Dortmund – Monako
Bajern Mynih – Real Madrid
Juventus – Barcelona

Takimet e para luhen të martën më 11 dhe të mërkurën më 12 prill. Ndeshjet e kthimit janë në program një javë më pas (18 dhe 19 prill).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY