Berisha për zjarrin në Biblotekën Kombëtare: Prandaj dyshoj për zjarr me qëllim

Berisha për zjarrin në Biblotekën Kombëtare: Prandaj dyshoj për zjarr me qëllim

65
0
Shares

Zjarri ne Bibloteken Kombetare eshte zjarr ne historine, dijen, kulturen, eshte zjarrri i shekullit, komenton ish-Kryeministri Berisha zjarrin që ra dje në një ankes të biblotekës Kombëtare.

“Prej dy ditesh mediat njoftojne per zjarrin qe ra ne katet nentokesore te Biblotekes Kombetare, ketij institucion 100 vjecar qe ruan ne raftet dhe skedat e veta diamantet e trashegimise tone por dhe boterore te etnogjenzes, gjuhes, historise, kultures dhe fushave te tjera. Ne Bibloteke punojne punonjes me shkalle te larte kualifikimi dhe integriteti, per te cilet une ushqej nje respekt te veçante.

Por zjarri ne Bibloteke perben per mua zjarrin e shekullit ne kuptimin e demit te jashtezakonshem qe mund te kene shkaktuar ose mund te shkaktonin flaket e tij. Ne Luften e Pare Boterore gjermanet rrafshuan dhe dogjen Luvenin por boten e tronditi me shume se çdo gje djegia e bibliotekes se ketij qyteti.

Lajmet e dhena nga dje deri sot, ndryshimi i varianteve tre here, se nje here eshte djegur fondi rus, here tjeter libra te pas viteve 90 dhe se fundi te pas viteve 2000, deshmojne per nje mungese te plote transparence.

Kjo sepse kriteret e vendosjes se librave dhe dokumentave ne raftet e Biblotekes nuk jane gjuha as dhe viti.

Se dyti, ne vitin 2010 me nje financim te vecante eshte vendosur rrjeti i ri elektrik (qe pas vitit 1967) sipas te gjitha standarteve te sigurise. Por mbi te gjitha ne fondin e librave te te gjithe Biblotekes u vendos sistemi me i persosur, me i ndjeshem i alarmit per zjarrin e madje per cdo lloj levizje tjeter, sistem qe funksiononte ne menyre perfekte.

Me gjithe keto, une nuk perjashtoj zjarrin elektrik por dora ne zjarr nuk mund te vihet edhe per zjarrevenie per qellime vjedhje apo shkaterrimi te fondit tejet te çmuar.

Per te sqaruar te gjitha keto, i bej thirrje prokurorise qe ne menyren me urgjente te bllokoje cdo lloj levizje hyrje – dalje ne zonen e djegur dhe me gjere. Te hetoje me pergjegjesi te larte shkaqet e mundshme te zjarrit elektrik, te qellimshem apo nga pakujdesia, dhe te vendos pergjegjesit para ligjit. Te hetoje funksionimin e sistemit te alarmit dhe zbatimin ose moszbatimin e detyrave te lena nga KLSH ne vitin 2014. Te hetoje te gjitha CV e militanteve te mundshem partiak te marre ne pune gjate viteve te Rilindjes, te cilet ne shume raste ne institucione te tjera provohen se kane qene kontigjente malavite dhe qe per te vjedhur dhe mbuluar vjedhjet e tyre jane te gatshem te djegin te gjithe Bibloteken.

Se fundi, proces verbali per librat dhe dokumentat e djegura duhet te behet nen vezhgim te forte ligjor dhe nga grupe punonjesish dhe ekspertesh duke perjashtuar ne cdo rast konfliktin e interesit!”, komenton Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY