Zjarri në Bibliotekën Kombëtare, flet drejtoresha: Ja çfarë u dëmtua

Zjarri në Bibliotekën Kombëtare, flet drejtoresha: Ja çfarë u dëmtua

116
0
Shares

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani ka deklaruar se zjarri që perfshiu sot katin e nendheshem te Bibliotekes Kombetare nuk ka prekur mjediset ku ruhen vlerat e rralla, Arkivi shqip dhe as baza elektronik e të dhënave të BK.

Në një komunikim për mediat, Asllani theksoi se sistemi funksionoi më së miri dhe ndërhyrja e gjithë hallkave ishte e menjëhershme.

Zbatuam protokollin zyrtar të BK për raste të tilla, njoftuam zjarrfikësit, POlicinë e Shtetit< emergjencat dhe urgjencën”- tha ajo.

Sipas saj, protokolli parashikon evakuimin e punonjësve dhe pas kësja, vetëm një punonjëse u dërgua për ndihmë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen, por jashtë rrezikut.

“Shërbimi zjarrfikës u paraqit me shpejtësi dhe punoi për vënien në kontroll sa më të shpejtë. Theksoj se nuk janë prekur mjediset ku ruhen vlerat e rralla dhe Arkivi shqip dhe as baza elektronike e të dhënave. Është ende herët për dëmet eventuale, sa të krijohet mundësia do t’ua komunikojmë”, tha ajo.

Pyetur për periudhën kohore të librave të dëmtuar ajo u përgjigj: ‘janë libra që huazohen shpesh nga lexuesi dhe besoj janë të rikuperueshme, kryesisht librat pas vitive ’90”.

1

Nga të dhënat e para raportohet se shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, por për këtë pritet edhe konfirmimi i policisë.

bibloteka

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë edhe përmes xhamit të katit të parë. Pjesa e katit të parë u pushtua nga tymi, nga zjarri që erdhi nga kati i nëndheshëm.

Ndërkaq, punonjesit kane dale jashte ambienteve te Bibliotekes. Thuhet se zjarrin e kane vene re punonjes te Policise Bashkiake pas nje patrullimi qe po kryenin ne zone.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY