Basha i përgjigjet Ramës: Eja në çadër për të dhënë dorëheqjen dhe...

Basha i përgjigjet Ramës: Eja në çadër për të dhënë dorëheqjen dhe zhblloko integrimin

47
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha,”mirëpret” Edi Ramën në çadrën e protestës…, por për të dhënë dorëheqjen dhe me këtë akt ti hapur edhe rrugën integrimit.
“Nëse e ka dëgjuar këtë zë (zërin e protestës) dhe ka zënë mend e me tërë mend do të zhbllokojë rrugën evropiane të Shqipërisë, atëherë unë do ta mirëpres në këtë çadër për të firmosur qeverinë teknike, këtu! Kapitullimin pa kushte të krimit dhe drogës, këtu, në këtë shesh!”, u shpreh Basha sot  para kryeministrisë.
“Dje, Edi Rama ka kërkuar të vijë në këtë çadër. Ka kërkuar të vijë tek Shqipëria reale. Të dalë nga strofka e krimit, të dalë nga fasada e krimit e të vijë tek Shqipëri reale. Kjo, sipas asaj që shkruar, është dëshira e tij. Ka thënë se do ta bëjë këtë me qëllim që opozita mos të bllokojë përparimin e Shqipërisë duke bllokuar Vetingun.
Tani, meqë jemi me fermerët këtu dhe sapo lexuam 12 mashtrimet, le t’ia shpjegojmë bashkë me fermerët, çdo qytetari që na ndjek, këtë mashtrim të radhës: Kush po e bllokon hyrjen e Shqipërisë në Europë? Si po e bllokon hyrjen e Shqipërisë në Europë? Me drogën, me krimin, me mosbztaimin e ligjit për dekriminalizimin, me kërcënimin që droga dhe krimi të lidhur me të përbëjnë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme?! Me këto bllokohet edhe reforma e drejtësisë.
Reforma që nuk sjell gjyqtarë e prokurorë që mbrojnë, por ndëshkojnë krimin dhe korrupsionin.
7 kushte për t’i hapur dyert Shqipërisë, ia numëruan gjermanët 15 m që këtu, 5 kushtet e Komisionit: droga, krimi, korrupsioni, reforma në drejtësi dhe i shtoi dy kushte: zbato ligjin e dekriminalizimit , garanto zgjedhje të lira dhe të ndershme.
7 kushte për t’i zhbllokuar rrugën drejt Evropës , Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kush po I bllokon rrugën Shqipërisë për në Evropë?
Tani shqiptarët këtë e dinë mirë. Këtë e di mirë gjithë Evropa, me përjashtim të ndonjë të keqinformuari apo shoku dhe vëllai politik të Edi Ramës. Të gjithë e dinë që rrugën e Shqipërisë për në Evropë e mban të bllokuar edi rama që solli dhe mban kriminelët në pushtet kundër ligjit të dekriminalizimitl; që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe nxori bandat nga burgu për ta ndihmuar për të prishur zgjedhjet e lria dhe të ndershme.
Ndaj, jemi këtu, jemi këtu sepse zhbllokimi që vjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, zhbllokimi i rrugës evropiane të Shqipërisë, që vjen nga zbatimi i menjëhershëm i ligjit për dekriminalizimin, zhbllokimi i rrugës evropiane që vjen nga lufta kundër drogës dhe parave të drogës, përmes zbatimit jo fasadë port ë vërtetë të reformës në drejtësi sipas Kushtetutës së 22 Korrikut, vjen dhe fillon vetëm me largimin e strumbullarit , të problemit nr. 1, të kërcënimit nr. 1 për zgjedhjet, për drejtësinë, për krimin dhe luftën kundër drogës që e ka emrin Edi Rama.
Ndaj jemi këtu dhe do të jemi këtu duke kërkuar largimin e tij si kush për Shqipërinë europiane.
Dialogu fillon me këtë që të zhbllokojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Zhblloko zgjedhjet dhe me këto kushte je i mirëpritur!
Nëse kjo është një tjetër lojë, një tjetër demagogji si ato 12 mashtrimet ndaj fermerëve, i them sot se koha për lojëra ka mbaruar dhe nuk je i mirëpritur. Nuk ke pse të vish në këtë shesh. Do të vijë sheshi tek ty!”, theksoi midis të tjerave kreu i PD-së Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY