Ministrat me dashnoret te “Santa Quaranta”, nipi i Klemend Balilit shpërndan “certifikata...

Ministrat me dashnoret te “Santa Quaranta”, nipi i Klemend Balilit shpërndan “certifikata ndershmërie”

180
0
Shares

Akuzat e përsëritura të ish-ministrit të LSI Ylli Mnajani, për ekzistencë pamjesh filmike të ministrave të kësaj qeverie, me dashnoret te kompleksi “Santa Quaranta” i Klemend Balilit në Sarandë, ju është përgjigjur kryebashkiaku i LSI-së, për Delvinën, Rigels Balili. Për rastësi Rigels Balili është nipi i Klemend Balilit.
Në një prononcim të tij për TV “News 24”, Rigels Balili, mohon që ministra  të veçantë të kenë shkuar me dashnoret e tyre në këtë kompleks.
“Asnjë ministër nuk ka ardhur me dashnoren në hotel. Nuk kam parë asnjë ministër e deputet me femra në kompleks. Arben Ahmetaj ka ardhur vetëm ditën e përurimit të hotelit. Kushdo mund të verifikojë pamjet, i kemi të ruajtur, që para dy muajsh edhe më herët. Prej dy muajsh serveri është me defekt. Ylli Manjani është i vetmi ministër që frekuentonte kompleksin me familjen e tij”, ka qenë deklarata në formë “certifikate ndershmërie”, që ka “shpërndarë Rigels Balili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY