EMRI/ Itali, u hodh në lumë për t’i shpëtuar policisë, gjendet i...

EMRI/ Itali, u hodh në lumë për t’i shpëtuar policisë, gjendet i mbytur i riu shqiptar

39
0
Shares

Polumbarët në qytezën e “Città di Castello”, në Itali, kanë nxjerrë nga lumi Tiber trupin e pajetë të një të riu shqiptar.
I riu 20-vjeçar, Diljon D. ishte hedhur në lum ditë më parë, gjatë një tentative për t’i shpëtuar policisë pasi po ndiqej për një vjedhje të kryer në qytet. I riu shqiptar është gjetur disa kilometra larg vendit ku u hodh me bashkëpunëtorin e tij maroken, gjatë arratisjes nga policia.
Trupi i pajetë u dërgua në Peruxhia për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Ekspertët duhet të zbulojnë shkaqet e vdekjes së 20-vjeçarit. Diljoni nuk kishte shkuar në shtëpi prej dy ditësh dhe të dielën, prindërit e tij e denoncojnë zhdukjen në polici. Ata paraqiten aty së bashku me familjen e shokut të viktimës.
Marokeni kishte thënë përpara policisë se ishte autori i vjedhjes së dyqanit së bashku me shqiptarin. Shuma e sendeve të vjedhura shkonte tek rreth 150 euro dhe pas ndjekjes nga policia, ata ishin hedhur në lumë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY