Protesta e PD, Basha: Liria kërcënohet nga diktatura e krimit, i vetmi...

Protesta e PD, Basha: Liria kërcënohet nga diktatura e krimit, i vetmi shpëtim largimi i Ramës

81
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha përpara ish-të përndjekurve se sot liria e vendit kërcënohet nga diktatura e krimit dhe se e vetmja mënyrë që vendit t’i kthehet normaliteti është largimi i Ramës dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira nëpërmjet një qeverie teknike.
“Liria për të cilën luftuam 26 vjet më parë është e kërcënuar, tashmë jo nga një diktatura ideologjike, por nga diktatura e krimit. Sot liria kërcënohet nga një kryeministër që shkel kushtetutën për të mbrojtur kriminelët që ka sjellë në pushtet. Rama refuzon të zbatojë ligjin e dekriminalizimit për të mbrojtur krimin dhe drogën, me të cilin ndau pushtetin.
Sot jemi këtu si pjesë e një vendimi të madh të marrë në 18 shkurt. Vendimi i madh është se nuk do të pranojmë që themeli i lirisë tonë zgjedhjet e lira dhe të ndershme të bien peng e një qeveri që ka vendosur ti vjedhë ato përmes parave të drogës.
Jemi këtu për t’i thënë Ramës se e vetmja mënyrë për të kthyer normalitetin në vend është largimi yt dhe një qeveri teknike, rrugë tjetër nuk ka dhe nuk ka për të pasur”, u shpreh kreu i PD-së.
Basha tha gjithashtu se qëndresa e PD sa vjen e rritet, ndërsa dha lajmin se kësaj proteste po i bashkohen edhe emigrantët.
“Ky bashkim popullor sa vjen dhe rritet. Këtu nuk jemi për interesat tona, këtu jemi për interesin ekzistencial të çdo shqiptari, për interesin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sot kemi të përndjekurit politik. Po sot kanë mbërritur emigrantët nga Athina, që i bashkohen kësaj proteste. Janë nisur emigrant nga Italia, Brukseli, Londra për tu bërë pjesë e qëndresës sonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh më tej kreu i PD-së Lulzim Basha.

 

Lulzim Basha bashkëbisedon me familjarë, përfaqësues dhe të përndjekur politik në ditën e 10 të rezistencës popullore

Të përndjekurit politik në Sheshin e Lirisë, dëshmia e gjallë e sakrificës për lirinë e zgjedhjes, lirinë e votës

te perndjekurit proteste cadraMëngjesin e dhjetë të protestës kryetari Lulzim Basha bashkëbisedoi me familjarë dhe pjestarë të shtresës së të përndjekurve politikë. Pjesmarrës të këtij grupimi marshuan drejt sheshit të qëndresës qytetare ku edhe ndanë përjetimet e tyre.

Lavdie Nela, gruaja e poetit të vrarë, Havzi Nela, tha se lumturia e saj perëndoi kur ia mori diktatura. Sot ajo jeton e vetme dhe kërkon vetëm një gjë.

“Unë kërkoj hapjen e dosjeve. Të gjithë kriminelet që kanë firmosur për vrasjen e poetit Havzi Nela të marrin dënimin e merituar. Familja ime u burgos e u internua për një Shqipëri demokratike. Sot ju falenderoj ju Zoti Basha që jeni bërë zëri i shqiptarëve në këto ditë të vështira”.

Për 
Uran Kostecin, tenda e protestës qytetare është sot çerdhja nga ku do të sjellin dhe njëherë demokracinë si e sollën në vitet ’90.

“Ky popull që vuajti 50 vjet nga komunizmi nuk besoj se e kishte hak edhe këtë sistem që për mua është neo-komunizëm”.

Në një linjë është edhe 
Besim Ndregjoni, i cili tha se sot kjo çadër e opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, rrethohet nga një pushtet kriminal, i cili sot duhet t’i kërkojë falje kësaj kategorie.

“Nuk e kishim menduar që bijtë e etërve që vranë këtë poull do të bënin politikë në Shqipëri. Le të dalë Edi Rama në dritare dhe ti kërkojë falje gruas së Havzi Nelës, ti kërkojë falje për firmën e babait të tij që vari bashkëshortin e zonjës Nela”.

Osman Kaceli tregoi për të pranishmit se si 66 vjet më parë, 22 perona mes të cilëve edhe babai i tij, u pushkatuan pa asnjë shkak dhe u groposën pranë urës së Beshirit me vendim të Byrosë Politike.

Një prej tyre, pjestar i shtresës së të përndjekurve politik, prej 40 vitesh tashmë, invalid, baba i tre fëmijëve, tha se sot shteti i jep një ndihmë financiare mujore prej 86 mijë lekësh të vjetra dhe ka mbetur në shpatullat e djalit të tij mbijetesa dhe shkollimi i dy fëmijëvetë tjerë.

Kryetari i Partisë Demokratike 
Lulzim Basha përpara se të zotohej përballë përfaqësuesve të të përndjekurve politik, tha se ky mëngjes i bukur është edhe paralajmërim i pranverës në politikën shqiptare.

“Ne kemi bërë shumë në këtë drejtim, politikisht dhe në qeverisje, por e di që shumë ka mbetur pa u bërë. Dua të zotohem këtu para jush, përfaqësuesve të të përndjekurve politik, dhe gjithë të përndjekurve politik, se Republika e  re që po ndërtojmë së bashku do të jetë Republika e lirisë vetëm kur të ketë shlyer plotësisht borxhin moral dhe material ndaj jush. Ky është zotimi im, ky është premtimi im”.

Duke i quajtur si shtresa më fisnike e dinjitetit njerëzor, Lulzim Basha tha se në themel të çdo lirie është e drejta për të zgjedhur.

“Si askush tjetër, ju që jeni këtu dhe paraardhësit tuaj që u vranë, u burgosën dhe u internuan, jeni dëshmi e gjallë e përpjekjes së shqiptarëve për liri. Themeli i lirisë është mundësia për të zgjedhur vetë.  Dhe në një shoqëri të qytetëruar dhe perëndimore kjo merr formë përmes lirisë së votës. Ky është një instrument i vjetër sa qytetërimi. 
Ndaj dua ta nis këtë fjalë me respektin dhe nderimin më të madh për sakrificën sublime të të përndjekurve politikë shqiptarë”.

Kjo sakrificë për Lulzim Bashën po minimizohet për shkak të kërcënimit që i bëhet sot lirisë.

“Por sot, pas 26 vitesh liria për të cilën ju luftuat, për të cilën u ngritëm dhe luftuam 26 vite më parë është përsëri e kërcënuar, tashmë jo nga një diktaturë ideologjike, por nga diktatura e krimit. 
Sot liria kërcënohet nga një qeveri dhe një kryeministër që shkel Kushtetutën dhe shkel ligjin për të mbrojtur kriminelët që ka sjellë në pushtet 
Sot jemi këtu si pjesë e një vendimi të madh popullor për t’i thënë Edi Ramës që e vetmja mënyrë për të rikthyer normalitetin në këtë vend është largimi yt dhe një qeveri teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY