Nga 1 marsi nis rritja e pensioneve, pensionistët: Qeveria po tallet me...

Nga 1 marsi nis rritja e pensioneve, pensionistët: Qeveria po tallet me ne

56
0
Shares

Nga data 1 Mars nis zyrtarisht rritja e pensioneve për rreth 640 mijë pensionistë në të gjithë vendin, të cilët në muajin Prill do të përfitojnë rritjen modeste të vendosur nga qeveria prej 3 për qind.
Por vetë pensionistët shprehen tërësisht të pakënaqur, duke e konsideruar si tallje me këtë shtresë, e cila me pensionin që merr nuk përmbush as nevojat më minimale, raporton “Scan” TV.
Sipas kreut të Shoqatës së Pensionistëve, propozimi i tyre ka qenë të paktën një rritje 5 deri 7 për qind, e cila do të konsiderohej më e arsyeshme dhe e kënaqshme njëkohësisht.
Hyrja në fuqi e vendimit të qeverisë parashikon rritje të të ardhurave me 3 për qind për rreth 647 mijë persona, nga të cilët rreth 629 pensionistë por edhe për rreth 18 mijë persona që do të shtohen në skemën e pensioneve e të përfitimeve të tjera deri në fund të këtij viti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY