LETRA E DORËHEQJES/ Armando Prenga “me shumë respekt” i dorëzon Ilir Metës...

LETRA E DORËHEQJES/ Armando Prenga “me shumë respekt” i dorëzon Ilir Metës mandatin e deputetit

434
0
Shares

Armando Prenga, një ndër deputetët më të përfolur të këtij Parlamenti, ka dorëzuar sot mandatin e tij. Ai i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit Ilir Meta ku e njofton për dorëzimin e mandatit.
Me këtë veprim, Armando Prenga jo vetëm nuk ka pritur vendimin e KQZ-së, por ai ka nxjerrë nga një “hall i madh” kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e KQZ-së Denar Biba, të cilët prej kohësh janë investuar e sforcuar për ta mbajtur në Parlament Armando Prengën.
Organi i akuzës pas një hetimi për të kaluarën e deputetit socialist të Lezhës, Armando Prenga, si pjesë e ligjit të dekriminalizimit ka kërkuar heqjen e mandatit.
Prokuroria thotë se Prenga nuk ka deklaruar një dënim të formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” me 450 mijë lekë gjobë.
Gjithashtu rezulton me precedentë penale në Itali për vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur, deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos. Këto të dhëna sipas prokurorisë janë konfirmuar nga komunikimi zyrtar me autoritetet italiane.

Letra që Armando Prenga i ka shkruar dhe dërguar kryeparlamentarit Ilir Meta

    I nderuar, z Kryetar

    Duke ju shprehur konsideratën dhe falënderimet për bashkëpunimin e deritanishëm, më lejoni që nëpërmjet kësaj letre të paraqes dorëheqjen time nga mandati i deputetit të partisë “Socialiste”, në Qarkun Lezhë.
    Kjo kërkesë është mbështetur në përcaktimet e nenit, 71, pika 2, germa ‘b’ e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, sipas së cilës mandati i deputetit mbaron, ndër të tjera, dhe kur deputeti heq dorë prej tij.
    Bazuar në nenin 164 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton se në rast të ndërprerjes së mandatit të deputetit, Kuvendi njofton KQZ për krijimin e vakancës, lutemi nga ana juaj vënien e procedurave për këtë qëllim.
    Por, dëshiroj t’ju informoj ju z Kryetar, por edhe opinionin publik se, ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, asnjë dispozitë të tij, nuk parashikon ndërprerje të mandatit të të zgjedhurve, për një dënim me gjobë, siç është dhe rasti im. Por, për qetësinë time dhe të familjes sime, deklaroj si më sipër se, heq dorë, sot dhe gjithmonë, nga mandati që zgjedhësit e mi dhe Kushtetuta më kanë ngarkuar.
    Së fundmi, i konsideroj të padrejta dhe shpifje të ulëta akuzat politike të opozitës dhe personale të autorizuar prej tyre.
   
Me respekt

    Armando Prenga 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY