FOTO GALERI/ Tiranë, grevistët e Zharrëzës kalojnë natën jashtë, Policia nuk i...

FOTO GALERI/ Tiranë, grevistët e Zharrëzës kalojnë natën jashtë, Policia nuk i lejon të ngrenë çadra

44
0
Shares

Image GalleryGrevistët e Zharrëzës së Fierit e kanë kaluar jashtë natën e parë të protestës së tyre në Tiranë.  Ata e kanë pritur mëngjesin e sotëm, shtrirë në trotuarin përpara ministrisë së Energjetikës, në pritje të mbajtjes së premtimit nga qeveria për ndalimin e shpërthimeve nëntokësore në fshatin e tyre dhe marrjen personalisht në dorë të akteve të ekspertimit që vlerësojnë dëmet në banesat e tyre.
Dje ata u përleshën me Policinë që nuk i ka lejuar të ngrenë çadra përpara ministrisë e arsyetimin se nuk kishin kërkuar leje për të protestuar. Megjithatë, grevistët janë ulur në trotuar dhe kanë qëndruar aty gjithë natën, pa çadra, në shi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY