Burrel, shpërthim i fuqishëm, biznesmenit i vendosin tritol

Burrel, shpërthim i fuqishëm, biznesmenit i vendosin tritol

37
0
Shares

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sonte në Burrel, te vendi i quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”.

Një sasi e konsiderueshme tritoli shpërtheu në orën 20.40 në magazinën e miellit në pronësi të biznesmenit M.S. 55 vjeç, njofton policia.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Është dëmtuar pjesërisht grila prej llamarine e derës që hyn në magazinë si dhe një pjesë e vogël e faqes së murit në krah të derës.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit si dhe ka shoqëruar disa shtetas për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po heton mbi zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY