FOTO GALERI/ Prezantohet fanela e re e Kombëtares, ja çmimet

FOTO GALERI/ Prezantohet fanela e re e Kombëtares, ja çmimet

48
0
Shares

Image GalleryKombëtarja do të luajë me fanelë të re në ndeshjen ndaj Italisë në Palermo. Uniforma u prezantua nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kompanisë italiane, Macron
Këtë fanellë do ta veshin që nga 24 marsi.
Kombëtarja shqiptare do ta heqë uniformën e Europianit për të veshur në rrugë e sipër, atë të Botërorit.
Prezantimi i kompozimeve dhe prodhimeve të reja u bë nga partnerët, Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania italiane, Macron.
Futbollistët e përfaqësueses, nga të cilët në sallën e hotel Plazës ishte vetëm portieri Alban Hoxha, do të dalin në fushë për herë të parë në ndeshjen e Palermos ndaj Italisë.
Presidenti i Federatës, Duka, vlerësoi bashkëpunimin me italianët.
Në ceremoni ishte për herë të parë në një ngjarje të tillë, edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nikolla.
Përfaqësuesi i Federatës, Gazmend Malo, dhe ai i kompanisë Macron, Roberto Kazolari, treguan hollësitë lidhur me fanellën.
Kryesorja sipas tyre ishte që gjithçka lidhet me shqiponjën, simbolin kombëtar, ku spikasin sidomos rombet në pjesën ballore që personifikojnë puplat e shpendit të flamurit.
Janë ruajtur edhe element të bluzës së mëparshme “Triumf”, si logoja e federatës, apo jaka veçse me ngjyrë tjetër.
Përfitimi ka qenë i rëndësishëm për palën shqiptare si dhe për Macronin, ndërsa të vetmit që shpenzojnë më shumë me uniforma të reja janë tifozët e kombëtares.
Shitja ka nisur menjëherë në dyqanin e Federatës, tek Rruga e Elbasanit në kryeqytet, si dhe online.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY