700/Bashkia skenar për rritjen e biletës së urbanit në Tiranë!

700/Bashkia skenar për rritjen e biletës së urbanit në Tiranë!

43
0
Shares

Vetëm pak ditë pasi bashkia shpalli disa nisma dhe reforma në sistemin e transportit publik në kryeqytet, bëhet publik propozimi për rritjen e çmimit të biletës së urbanit.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Transportit Qytetas, Ervin Shijaku, në një intervistë për tv Scan thekson se në këto kushte, operatorët do të jenë të detyruar të kërkojnë rritje të çmimit të biletës urbane.

Propozimi i operatorëve është konkret, duke tentuar që bileta të shkojë rreth 70 lekë, nga 40 që është aktualisht, ka deklaruar përfaqësuesi i shoqatës së Transportit.

Rritja e çmimit të biletës një vit më parë u shoqëria me protesta ndërkohë që pati dyshime për një marrëveshje korruptive të kryetarit të bashkisë Veliaj me koncensionarët e transportit urban.

Deklarata e fundit se pritet një rritje tjetër e çmimit të biletës nuk ka sjellë asnjë reagim nga Bashkia e Tiranës.

Reforma që përfshin rritje të cilësisë së shërbimit, shtimin e flotës së urbanëve, rinovimin e mjeteve, implementimin e biletës elektronike, nuk do të sjellë kosto të shtuara për qytetarët, sipas kryetarit Veliaj.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY