KLSH: Albpetrol i ka shkaktuar buxhetit të shtetit 15 miliardë lekë dëm

KLSH: Albpetrol i ka shkaktuar buxhetit të shtetit 15 miliardë lekë dëm

37
0
Shares

Albpetrol i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 15 miliardë lekësh dhe një efekt financiar negativ 3 miliardë lekë.
Dëmi i Albpetrol është konstatuar pas një auditimi të kryer nga KLSH në periudhën 1 korrik 2015-30 shtator 2016.

Dëmi ekonomik
–      Në zbatimin e kontratave të marrëveshjeve hidrokarbure me vlerë 14,956,009 mijë lekë, nga të cilat:
–      Detyrime të kontraktorëve për naftën brut pjesë e Albpetrol nga ndarja e prodhimit me vlerë 6,706,916 mijë lekë.
–      Diferenca të prodhimit të naftës bruto rezultuar nga testimi i prodhimit të puseve me vlerë 4,245,693 mijë lekë.
–      Shpenzime të përfshira në kostot hidrokarbure në kundërshtim me përcaktimet e marrëveshjeve hidrokarbure, me vlerë 2,780,252 mijë lekë.
–      Diferencë transporti me çmime shumë më të larta se tregu me vlerë 796,043 mijë lekë.
–      Diferencë e krijuar nga vlera shitjes në ankande të naftës brut pjesë e Albpetrol nga detyrimet e kontraktorëve, krahasuar me çmimin e naftës brut në momentin e krijimit të detyrimeve, me vlerë 427,105 mijë lekë.
–      Në fushë e pagave dhe shpërblimeve me vlerë 89,576 mijë lekë.
Në fushën e prokurimeve dhe zbatimin e kontratave me vlerë 60,157 mijë lekë.
Firo transporti me vlerë 2,676 mijë lekë.

Efekti Financiar Negativ
Diferencë e detyrimeve të shoqërisë në divident nga mos pasqyrimi i saktë i rezultatit financiar të shoqërisë me vlerë 1,788,727 mijë lekë.
Kamatëvonesa të likuiduara për mosshlyerjen në kohë të energjisë elektrike me vlerë 564,402 mijë lekë.
Detyrime të krijuara nga shoqëria për furnitorët me vlerë 644,031 mijë lekë.
Pagesa për shpërblime grupe pune me vlerë 11,496 mijë lekë.
Në zbatimin e procedurave të prokurimit me vlerë 2,176 mijë lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY