Në pranga e gjithë familja shqiptare, shfrytëzonte të fejuarën e djalit...

Në pranga e gjithë familja shqiptare, shfrytëzonte të fejuarën e djalit për prostitutë

42
0
Shares

Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në provincën e Caserta-s nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Sipas mediave italiane të arrestuarit ishin pjesë e një familjeje dhe shfrytëzonin lidhjet e njërit prej të rinjve për të gjetur vajza që i detyronin të bënin prostitutën. Në pranga kanë përfunduar shqiptarët: Osman Hasko, 27 vjeç; Shkumbin Muça, 24-vjeç; Aqif Hasko, 54-vjeç; Fation Dedja, 37-vjeç dhe Artan Zeqja, 35-vjeç. Mediat italiane bëjnë me dije se minorenia shqiptare ishte e fejuar e shtetasit Osman Hasko, i biri i Aqif Hasko, i cili i kishte thënë vajzës se do të martoheshin pasi të fitonin para nga prostitucioni. Nga përgjimet ambientale është zbuluar se 27 vjeçari Osman Hasko i gjente klientët të fejuarës së tij. Nga hetimet është zbuluar se vajza nuk e konsideronte veten si të “burgosur” nga grupi. Në një rast, vajza i ka telefonuar babait të 27 vjeçarit, Afiqit dhe i thotë se nëse “Osmani nuk do ta telefononte, do ta denonconte në polici për nxjerrjen e saj në rrugë për prostitucion”.  Hetimet ndaj tyre nisën pas ankesës së nënës së një prej vajzave më 13 shkurt të vitit 2014, e cila shkoi në polici për të denoncuar zhdukjen e saj. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY