Doris Pack: Nëse do të jetoja në Shqipëri, do të kisha frikë...

Doris Pack: Nëse do të jetoja në Shqipëri, do të kisha frikë se ku po i rris fëmijët e mi

47
0
Shares

Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane, eurodeputeja Doris Pack deklaroi nga Kukësi se Shqipëria duhet të reagojë për kriminalizimin e pushteteve dhe gjendjen e mjeruar ku ndodhet më shumë se gjysma e popullësisë.
I gjithë vendi është mbjellë me kanabis, ky është një turp tha ajo.
“Edhe vetë prindërit duhet të jenë të shqetësuar për rritjen e fëmijëve të tyre në këtë situatë. Nuk ia vë fajin, njerëzve, por qeverisë që nuk u jep mundësi se si të nxjerrin jetesën. Nëse do të jetoja në Shqipëri, do të kisha frikë për të ardhmen e femijëve të mi, ndërkohë që droga është bërë e frikshme.
Keni shkallë të lartë papunësie, ndërkohë që keni shumë të rinj të arsimuar dhe të aftë për punë. Ata nuk gjejnë vend pune se janë anëtarë të PD-së. Njerëzit largohen se s’kanë si të jetojnë. Nga ana tjetër ka shumë pak investime që mund të krijonin vende të reja pune. Nuk është se s’ ka interes, por nuk ka besim te drejtësia dhe çështja e pronësisë nuk është zgjidhur.
Nëse dëgjoni ish- ministrin e Drejtësisë, kuptoni shumë. Nuk e kuptoj si qëndron në këmbë kjo qeveri!  Mendoj se është një alarm. Nëse do të isha kryetare partie dhe do të kisha një ministër në këtë situatë, do të dija çfarë të bëja” tha ajo ndër të tjera në Kukës.
Deklaratat e eurodeputetes Doris Pack u bënë në Kukës pas takimit me kryetarin e baskisë, z. Bashkim Shehu, i cili i akordoi asaj Medaljen e Mirënjohjes për mbështetjen e Shqipërisë në proceset integruese. Doris Pack ndodhet për vizitë në Tiranë me ftesë të Kryetares se Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, deputetes Albana Vokshi dhe po merr pjesë në aktivitetet për fuqizimin e statusit të grave dhe vajzave.‎

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY