“Hakmarrja për drejtësi”, reagon Braçe

“Hakmarrja për drejtësi”, reagon Braçe

167
0
Shares

Erjon Braçe është nga të parët e përfshirë në debatet për pafajësinë e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”. Braçe që është n/kryetar grupi i PS dhe kreu i komisionit të Ekonomisë thotë se “Hakmarrja” ishte një sajesë e Berishës ndaj anëtarët kanë përfituar azil në vendet e BE-së.

Statusi i Braçes në facebook

“I mirekuptoj ulërimat e Sali Berishës për këtë “Hakmarrjen” e tij. Natyrisht që i dëgjoj me vëmendje dhe “konkluzionet” e tij me Albanistan, banda, lidhje të banditit Edi Rama me banditë të tjerë.


Ashtu siç edhe klithmat e çunit, për skenarë me banditë në zgjedhje.
Hall tjetër ky çuni, Lulzimi gjithnjë.
Një pyetje e kam ama…
Po këto vendet e BE që kanë 20 vite që i kanë dhënë “azil politik”, edhe një herë “azil politik”, këtyre “banditëve” të shpallur nga Sali Berisha e Lulzim Basha, të dominuar nga banditët janë?
Domethënë Sali e Lulzim;
Vendimi nuk është dhënë sot (dje)! Kot bërtisni!
Në BE, ka vite që kanë marrë këtë vendim.
Banditët e shpallur nga ju, janë azilantë politikë, të mbrojtur në vendet e BE-së.
Domethënë vendimet e gjykatave këtu, në kohën tuaj, nuk janë marrë hiç parasysh në BE, përkundrazi, ato vendime i kanë dhënë azilin politik atyre.
Këtë a na i shpjegoni dot?



 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY