EMRI/ Zbulohet një nga grabitësit e karburantit në Ibë të Tiranës

EMRI/ Zbulohet një nga grabitësit e karburantit në Ibë të Tiranës

42
0
Shares

Policia e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e njërit prej autorëve të vjedhjes me dhunë në një pikë karburanti në zonën e Ibës.
Në pranga ka rënë shtetasi Ergit Shyti, 20 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit policia e Tiranës ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme se ai është një nga autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë në pikën e karburantit në fshatin Ibë ndodhur më datë 04.02.2017.
Nga blutë e kryeqytetit, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre telefona të markave të ndryshme si dhe një portofol në të cilin gjendeshin njëqind e gjashtë dhjetë e një mijë lekë të vjetra dhe dhjetë Euro.
Po ashtu, mësohet se Specialistët e hetimit të krimeve po vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorit të dytë të përfshirë në këtë ngjarje dhe vënien e tij para përgjegjësisë penale.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me Dhunë e kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY