EMRAT/ Gjirokastër, kapen 2 pronarët e një magazine me kanabis

EMRAT/ Gjirokastër, kapen 2 pronarët e një magazine me kanabis

46
0
Shares

Policia ka ndaluar dy persona të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge dhe vjedhje të energjisë elektrike.
 Të arrestuar janë Hodo Veizi 47 vjeç, banues në fshatin Kodër – Kardhiq dhe Tauland Veizi 40 vjeç, banues në fshatin Zenelaj në Gjirokastër.
 Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me vendim nr. 308, datë 11.11.2016, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për Tauland Veizin dhe Hodo Veizin.
 Në datën 10.03.2016 në zonën Industriale, lagja “Zinxhira” në Gjirokastër, në një magazinë të përshtatur nga dy të ndaluarit për rritjen e bimëve narkotike u gjetë 28 thasë me kanabis.
 Materialet në ngarkim të shtetasve Hodo dhe Tauland Veizi, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 137/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY