VENDIMI/ “Hakmarrja për Drejtësi” shpallet e pafajshme

VENDIMI/ “Hakmarrja për Drejtësi” shpallet e pafajshme

49
0
Shares

Në mars të vitit të shkuar Gjykata e Lartë e riktheu çështjen e bandës “Hakmarrja për Drejtësi” për rigjykim në
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, sot ka vendosur të shpallë të pafajshëm të gjithë anëtarët e bandës “Hakmarrja për Drejtësi”.
Gjykata ka dhënë pafajësi për Orik Shytin, Leart Shytin, Altin Arapin, Dritan Hatën, Gent Cakën, Nikolin e Pasho Novruzajn, Gëzim Gjonin, Roland Shytin dhe Kreshnik Spahiun.
Procesi ndaj bandës “Hakmarrja për Drejtësi”
ka zgjatur 21 vjet (Dosja, kliko këtu) 
dhe për shkak të kërkesave të shumta për gjykimeve e rigjykime një numër i madh gjykatësish janë përfshirë në proces.
Gjykimi ndaj organizatës filloi që në vitin 1998, por u rikthye me kërkesë të të akuzuarit kryesor Orik Shyti. Ai bashkë me 10 persona të tjerë kanë marrë dënime nga 5 vjet burg deri në burgim të përjetshëm për disa krime të rënda.
Veç Orik Shytit, në organizatë kanë qenë edhe vëllai i tij Laerti, Altin Arapi dhe Gentian Caka të dënuar me burgim përjetë.
I dënuari Orik Shyti e mori vendimin në mungesë gjatë gjykimit, pasi është azilant në Zvicër.
Të dënuarit e “Hakmarrjes për Drejtësi” i kanë hedhur poshtë pretendimet dhe tërë akuzat, përfshi edhe vrasjen e drejtorit të burgjeve, vrasjen e 4 civilëve nga vendosja e bombës në ish-supermarketin e kompanisë “VEFA” dhe të shoferit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku që kur organizata u shfaq, sipas autoriteteve, në 12 tetor 1996.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY